Syzet qe me bejne te ndihem e bukur

Syzet që më bëjnë të ndihem e bukur

Kthim në të shkuarën: tashmë të gjithë janë duke preferuar klasiken, me format e bollshme të divave të viteve ‘50, me një rimodelim të lehtë klasik dhe shumë elegant. Një dizajn aerodinamik për vajzën më të re dhe shumë më dinamik. Linja shumë "mbështjellëse", që janë të ndërtuara mes sportives dhe misteriozes. Kështu janë syzet me të cilat do të pritet vera e vitit 2007. Për t‘u paraprirë atyre zyrtarisht ka menduar Mido, salloni më i madh i syzeve në Itali, i cili është hapur në Milano të premten. Nga forma ylli, klerikale, të bardha, të kuqe dhe të zeza, madje edhe me thurje, apo të pasura me kristal dhe gurë të çmuar, deri në limitin e narcinizmit: lentet me pasqyrë, mbeten aksesorët e pashmangshëm të modës.

Pra, janë rikthyer edhe një herë syzet që inspirojnë modën e viteve ‘50-‘60, extra large, shumë të sofistikuara dhe mjaft misterioze. Janë aq të mëdha sa të mund të mbulojnë të gjithë pamjen dhe të risjellin në kujtesë ato që mbanin një herë e një kohë divat si Audrey Hepburn, Sophia Loren dhe Jacqueline Kennedy. Për femrat që dëshirojnë të ndihen edhe më të bukura dhe që dëshirojnë të fshehin shikimin pas një ekrani të butë. Por montimet e ekzagjeruara janë maksimumi i kësaj vere të nxehtë, që po troket në derë, të karakterizuara nga linja kthyese, e me xhama pasqyrë.

Duket se e kuqja është ngjyra që do të mbizotërojë më shumë, e me të, do të variojnë edhe ngjyra të tjera.

Ndërkohë, për modelet "all black" nuk mungojnë padyshim edhe dritat, gurët e çmuar, brilantet për të ndriçuar shikimin, deri në krijimin e syzeve të vërteta bizhu. Mes materialeve konfirmohet dominimi i materialeve acetike, gjithnjë e më modernë dhe më të lehtë, të propozuara si në versionin ultra të ndriçuar dhe në atë opake, deri në ato të realizuara në teknikën e sfumuar të lastrave. Super të lehta janë ato që shfrytëzojnë lentet e Nasa-s, si edhe teknologjinë Titan Art Space.

Për sa u përket modeleve "all white" termometri i tendencave të fundit për sa u përket syzeve, si gjithnjë ato janë të famshme. Paris Hilton, Lindsay Lohan, Britney Spears dhe Nicole Richie flasin për montime plastike të bardha dhe lente pafund, që do të jenë të gjitha për verën e ardhshme.

Nga ana e tyre, stilistët kanë personalizuar shumë forma dhe ngjyra. Tom Ford ka zgjedhur lonjat më të rafinuara, të cilat rikthejnë modelet ekzistente "Aviator" dhe të lenteve "fumè". Koleksioni i ri është i komanduar nga modele përgjithësisht tërheqëse për verën "2ue Zer0Zer0Se77e", ose më mirë Whitney që ka magjepsur yjet e tapetit të kuq të Hollivudit, si ato të Jolie, Kate Moss dhe Gwen Stefani.

"YSL" e "Chanel" propozojnë ndërkohë PVC, me dizajnin e përparuar dhe ato mbulojnë lentet e kristalit: dyngjyrëshe ato të propozuara nga "Chanel" dhe përgjithësisht të zeza, që nuk i lënë hapësirë as edhe një rreze drite, ato të "YSL".

Tërheqëse dhe romantike, këto syze të shkaktojnë idenë e tubave, të rrethuara nga perlat, shall i thurur nën qafë dhe gjithë paraqitja modeste e famës së rafinuar dhe antikonformiste në vargun e viteve ‘50.

Për të qenë gjithnjë origjinalë, Paul Smith ka propozuar një model në të kuqe të zjarrtë me bishtat e zbukuruar me modele lulesh, për ato që janë më shumë romantike...

"Dior", ndërkohë rikthehet në vitet ‘70, janë shumë të përmbledhura dhe shumë të ekzagjeruara, me lente "fumè" dhe me gurë në bishta.

Syze për të parë dhe për diell, të mëdha, shumë të mëdha, me ngjyra, praktike dhe me linja shumë moderne, ato të firmosura nga "Vogue". Përtej klasikes, synohet gjithnjë te moda e madhe, forma drejtkëndore, është propozuar edhe një model me forma të rrumbullakëta, të prezantuara nga Ilary Blasi.

"Lacoste" propozon modelin 1380 të vjetër në modelin Miami, si edhe në gjashtë ngjyra të ndryshme: një montim shumë tërheqës dhe me një tendencë të karakterizuar, për të gjitha tonalitetet. Modelet "actions" janë shumë të gjera dhe me shkëlqim, janë të ngjyrosura ton pas toni dhe mund të përshtaten më së miri me formën e fytyrës dhe të dekoruara me forma të lëkurës së krokodilit në metal.

Kenzo, ndërkohë prezanton modelin Nymphea, një pjesë që i përket koleksionit "Sole Donna 2007": forma të gjera me dy ura, që të kujtojnë modelin Olea. Me modelin Dahlia paraqitet një gjigant retro, për të mos kaluar pa u vënë re.

Swarovski ofron një gamë të madhe syzesh dielli të zeza, të bardha, me copa kristali për të dashuruarit pas gjërave me shkëlqim. Për të rinjtë, "Miss Sixty" prezanton syzet e diellit në ngjyrë çiklaminë me xhama lehtësisht të ngjyrosur, që kërkojnë të vishen me shumë ngjyra. "Nike", për ata që janë më sportivë ofrojnë montimet unisex që janë shumë të mira si për fushat e tenisit edhe në qytet, për të gjithë ata që janë veshur me rroba serioze.

"Giorgio Armani Eyewear" prezanton një linjë të re syzesh me sasi të limituar. Modeli është "GA 512/S" në formë aviatori me xhama të vegjël, të zbukuruara me gurë të çmuar "Swarkovski". Skeleti i tyre i shndritshëm është i veshur me kristale, të cilat rrethojnë edhe logon e "GA" me një medaljon të punuar me azhur. Syzet anojnë më shumë drejt ngjyrës gri ose bojëkafe, për variantin e arit të kuq, me xhama kafe të sfumuar.

Sonia Rykiel prezanton modelin 7593, nga "look glamrock" dhe me formë paksa të harkuar. Bishtat e syzeve janë të zbukuruar me 3 fila metalike, të cilat janë të mbështetura edhe ato mbi skeletin.

Mes modeleve sportive shkëlqejnë syzet "Kayak" për Kupën e Amerikës me xhama polarizues për të hequr shkëlqimin verbues të ujit dhe për të përmirësuar mbrojtjen e dritës, nga shkëlqimet anësore, e për t‘u mbrojtur gjithashtu nga ajri dhe spërkatjet. Mbështjellëset përbëhen nga një gomë e butë nga pjesa e brendshme e bishtave të syzeve dhe fundet e tyre, e bëjnë të qëndrueshme në mbajtje dhe sa më të përshtatshme për t‘u mbajtur.

"Tommy Hilfiger" propozon tendencën e syzeve sportive me skelet plastik me hapje te tëmthat. Vendosja e gomave mbrojtëse te fundet e brendshme të bishtave është e dyfishtë. Pjesët e gomës ndodhen në të dy mbështetëset metalike. Xhamat e tyre janë me mbrojtje UV 100%, të disponueshme si plastike ashtu edhe metalike.

Syzet "Serengeti" kanë një efektshmëri kur udhëtojmë me makinë, me xhama mbrojtës fotokromatikë polarizues inteligjentë, me një filtër antidritë blu, për një cilësi shikimi optimale dhe një komfort të jashtëzakonshëm, ku ikonë e tyre ka qenë Alain Prost, ish-piloti i madh i F1 të brezit të tij, i cili i jep emrin edhe një serie të re të limituar "Alain Prost".

"VidiVici" prezanton një gamë të gjerë ndryshimi. Në linjën "Sweet Yeasr", frymëzuar nga "Cyber" janë modeli SY208 i syzeve të diellit me dizajn volumetrik përreth me bishta "çadër", të cilat tregojnë historinë dhe traditën e syzeve mbrojtëse të shoferit dhe propozon një estetikë ndryshuese të luajtur mbi përzierjen e ngjyrave dhe teknologjinë. Hapja anësore e syzeve është shumë origjinale dhe krijon një ajrosje të pranueshme. Janë të kombinuara me skelet ngjyrë zebre, i cili u jep edhe më shumë hijeshi.

Melissa Satta ofron modelin SY213 shumë i shfrenuar, për të rinjtë, ku mbizotërojnë shumë ngjyra. Me një pikë "oversize" në pjesën e përparme metalike. Format e zemrës janë gjithnjë prezente, të vendosura gjithnjë në pjesën anësore të xhamave dhe në kontrast me pjesën mbështetëse mbi hundë.

Shumë i veçantë është modeli me dy ura i "Golden Gate".

Koleksioni i ri "BLASCO by VidiVici" ka vendosur që të rikthejë te xhamat suksesin "Basta poco" të këngëtarit italian, Vasco Rossi, një pjesë e cila mund të merret vetëm nga interneti.

Në një model të bardhë që do të shoqërojë Vasco Rossi-n në stadiume gjatë turit të tij të ardhshëm, ku do të jetë protagonist në fushatën P-E 2007 e shfaqur për herë të parë nga fotografi i modës, Joseph Cardo. Një takim perfekt mes rrokstarëve më të preferuar të shoqërisë dhe më të avancuar në sektorin e syzeve. Por nëse nuk doni që të gaboni në zgjedhjen tuaj, blini më mirë një palë "Ray Ban", të modelit aviator, unisex dhe gjithnjë me ngjyrën e gjelbër.


Marre nga :Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama