Stadiumi Qemal Stafa Game Over

Stadiumi Qemal Stafa: Game Over

Ditën e dielë, pas 15 ditë punimesh, ekskavatorët e kompanisë Alb-Star përfunduan shembjen e stadiumit "Qemal Stafa". Vetëm tribuna qendrore, e cila është monument kulture, ngeli e paprekur.

Para pak ditësh, Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj vizituan kantierin dhe pohuan se fasada historike e stadiumit do të jetë në pjesën e jashtme e stadiumit të ri. Zoti Veliaj u shpreh se do të ndërtohen edhe dy parkime nëntokësore, një në Sheshin Italia dhe një tjetër në aneksin e Stadiumit "Qemal Stafa", duke konfirmuar kështu se akoma se nuk ekziston një projekt.

Premtimet e tyre të reja, të cilat bien në kundërshti me deklaratat e mëparshme të Kryeministrit Rama -- në prill, Kryeministri deklaroi se fasada monumentale do të shërbente për të ndërtuar një muze brenda stadiumit -- tregojnë se projekti që u miratua përpara pak kohësh nga Këshilli Kombëtar i Territorit ka qenë vetëm një projekt ide.

Përreth kantierit është montuar një rrethim i madh, por në asnjë pjesë të tij nuk është vendosur ndonjë tabelë që të shpjegojë se me cilën leje, dhe të firmosur nga kush, u autorizua shembja e stadiumit.

Kështu, pa një leje, pa asnjë projekt, pa një vlerësim mjedisor, pa një tabelë punimesh, pra, pa ditur çfarë do të bëhet, Kryeministri ka vendosur të poshtërojë popullin e tij duke mos pyetur për asnjë procedurë të parashikuar në ligj.

Ose bëjme shtet, ose bëjmë stadium!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama