Spiegel Digat po kercenojne lumenjte e fundit te eger te Evropes

'Spiegel': Digat po kercenojne lumenjte e fundit te eger te Evropes

Lumenjtë e egër, të fundit që kanë mbetur në Evropë rrjedhin nëpër Ballkan, duke ofruar pamje mahnitëse dhe shërbejnë si vendbanim i bimëve dhe kafshëve të panumërta. Por qindra projekte për ndërtimin e digave e kërcënojnë me një dëm të pariparueshëm biosferën unike në rajon,– për të siguruar energji elektrike aq shumë të nevojshme për njerëzit që jetojnë atje. Cila ishte pamja e lumenjve të Evropës përpara se të ‘zbuteshin’,– mbrapa në kohë, atëherë kur ata lejoheshin të rridhnin lirisht nëpër shtretër që iu deshën shekuj t’i gdhendnin? Shumica e rrugëve ujore të kontinentit, si Elba, Rini dhe Danubi, kanë kohë që janë rrethuar. Por ka ende shembuj të egërsisë së zhdukur në masë të Evropës.

 

Të tilla si Vjosa, e cila rrjedh e papenguar nëpër luginën e saj në jugperëndim të Shqipërisë, ndarë herë pas here në degë që bashkohen sërish në një lojë të vazhdueshme me tokën e fortë. “Pas çdo përmbytjeje, Vjosa ndërron ‘kursin’ e saj”, – thotë Ulrich Wichelmann, një ambientalist në organizatën ‘RiverWatch’, teksa ai shikon nëpër shiritat e ngushtë të pyjeve që ngjiten në anë të luginës. “Lumi mbush të gjithë luginën, – thotë 52-vjeçari. – Një gjë e tillë në Evropë mund të gjendet vetëm këtu, në Ballkan.



Vjosa, një lumë i gjatë prej 270 kilometrash (168 milje), nga malet e Pindit të Greqisë përgjatë rrugës në detin Adriatik. Nuk ka asnjë digë që pengon rrjedhën e ujit. Nuk ka shtrat konkret që drejton rrjedhën e saj. Dhe çdo guralec tregon një histori, – thotë Eichelmann, – të territoreve të lashta malore, të ujëvarave, grykave dhe liqeneve.



Vjosa nuk është e vetme. Në Shqipëri, ‘zbutja’ e ujërave të egra tashmë po ‘lulëzon’. Vendi i goditur nga varfëria gjendet aktualisht mbërthyer nga një ‘bum’ ndërtimi. Tri diga të mëdha kanë përfunduar tashmë në lumin Drin në veri. Kompania norvegjeze ‘Statkraft’ ka fituar koncesione për ndërtim në lumin Devoll. Gjithashtu edhe Vjosa po përballet me një kërcënim të tillë. Tetë diga janë planifikuar. Njëra është tashmë në ndërtim e sipër, aty ku lumi ‘ngushtohet’ përmes një hendeku të ngushtë në afërsi të fshatit Kalivaç. Ekskavatorët atje kanë gërmuar zhavorr dhe rërë; diga është planifikuar të jetë rreth 50 metra e lartë dhe 350 metra e gjerë. Megjithatë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po bëhet shpejt e qartë se ruajtja e natyrës nuk zë një vend të rëndësishëm në listën e prioriteteve të qeverisë shqiptare. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri bëri një përpjekje të ndershme gjatë muajve të tij të parë në detyrë për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës. Por furnizimi me energji në vend është një çështje me rëndësi për të.

 

“Shqipëria ende importon 35 deri në 40 për qind të nevojave të saj të energjisë elektrike, – thotë Gjiknuri. – Për ta ndryshuar këtë, Shqipëria nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse të ndjekë rrugën e fuqisë hidroelektrike”. Potenciali është shumë i madh: ‘Ne kemi mundësinë të gjenerojmë 10 herë më shumë energji elektrike nga hidrocentralet. ‘Për të njëjtën arsye, kompania shtetërore e energjisë ‘Elektrani’ nga Maqedonia (ELEM) dëshiron të ndërtojë dy diga në Maqedoninë fqinje – në mes të një parku kombëtar. Natyra e Mavrovit prej 73 000 hektarësh (180 000-akra) shtrihet në kufirin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe është një nga parqet më të vjetra kombëtare në Evropë. Ajo përbëhet nga pyje të vjetra ahu, ku ujq dhe arinj vijnë ende vërdallë. Përrenjtë e saj shërbejnë si banesë për lundërza, trofta dhe karavidhe të ujërave të ëmbla. Krenaria e rajonit është rrëqebulli i Ballkanit; vetëm rreth 50 mostra të felinit vazhdojnë të bredhin pyjet – zhdukja është në horizont.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama