Sot dita Kombetare e Rinise 24 vjet nga protesta e Dhjetorit 1990

Sot dita Kombëtare e Rinisë, 24 vjet nga protesta e Dhjetorit 1990

Si sot 24 vite më parë, në kryeqytetin e Shqipërisë, e pikërisht në Qytetin Studenti, studentët e Universitetit të Tiranës ngritën krye për herë të parë në historinë e komunizmit, kundra këtij regjimi famëkeq. Ata në datën 8 Dhjetor 1990 vendosën të bojkotonin mësimin dhe të protestojnë kundra regjimit fillimisht për ndërprerjen e energjisë elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në ato momente, kushtet tepër të vështira që kishin studentët në konvikte e në shkolla.

Ata organizuan një protestë, në të cilën ndodhi edhe një incident, policia e ushtria përdoren dhunë për të shpërndarë studentët dhe disa protestues morën plagë nga dhuna që përdorën forcat e pushtetit komunist. Kjo do të sillte dhe irritimin e mëtejshëm të studentëve dhe kërkesat e tyre u zgjeruan. Përveç kërkesave për plotësimin e kushteve të jetesës ata kërkuan lejimin e pluralizmit si dhe dënimin e dhunuesve të studenteve.

Ngjarjet rrodhën shpejt dhe pas shumë protestave ku zëri kryesor që dëgjohej ishte "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", një përfaqësi studentesh, e kryesuar nga Azem Hajdari, iu drejtua me 11 Dhjetor 1990 Pallatit te Brigadave ku priteshin ne takim nga Sekretari i Parë i Partisë se Punës së Shqipërisë, Ramiz Alia. E njëkohësisht edhe President i vendit. Ky është dhe momenti me kyç i lëvizjes studentore. Në atë mbledhje, Ramiz Alia, duke pare qe studenteve u ishin bashkangjitur tashme dhe qytetarë të shumtë në numër, dhe pushteti nuk kishte me fuqinë t’i bënte ballë Lëvizjes për Demokraci, pranoi pa kushte Pluralizmin Politik në Republikën e Shqipërisë.
 
Sot, pas 24 vitesh, Shqipëria mbetet vend i lire dhe demokratik dhe këtë meritë të padiskutueshme e ka dhe Lëvizja Studentore e 8 Dhjetorit të vitit 1990, e kryesuar nga Lideri i Demokracisë, Azem Hajdari si dhe me mbështetjen e qindra studenteve e intelektualeve të tjerë ndër të cilët, Shinasi Rama, Arben Imami, Ilir Meta, Pandeli Majko, Nikolin Gjoklaj, Redin Hafizi, Shkelqim Jahja, Monika Krajni, Nereida Rama, Irene Ponde, Kestrina Budina, Donika Bello, Ardian Harri, Afrim Krasniqi, Mikail Pendavinji, Sislej Xhafa, Arben Progri, Ramiz Gjini, Rafaela Prifti dhe Nexhat Imeraj. Një mbështetje të fuqishme studentët patën dhe nga Intelektualet e asaj kohe ky kryesori është Profesor Doktor Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Gramoz Pashko, Arben Demeti etj.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama