Martesa te ben mire

Martesa te ben mire

Sipas një studimi që bazohet tek të paktën 1 milion të rritur në Britaninë e Madhe, një bashkëshort i mirë mund t’ju detyrojë të kujdeseni më shumë për veten. Personat që u bënë pjesë e studimit ishin të prekur nga presioni i lartë i gjakut, kolesteroli ose diabeti.


Gjendja e të martuarve dhe shanset për mbijetesë rezultuan më të mira sesa ata që ishin beqarë. Doktor Paul Carter dhe kolegët e tij që realizuan studimin kanë treguar edhe më herët se martesa lidhet me më shumë shanse për t’i mbijetuar një sulmi në zemër. Sipas hulumtimit të fundit që u prezantua në konferencën britanike për sëmundjet kardiovaskulare, martesa shërben si mburojë nga faktorë që rrezikojnë zemrën, si kolesteroli e tensioni i gjakut.

Burrat dhe gratë në të pesëdhjetat, gjashtëdhjetat dhe shtatëdhjetat me kolesterol të lartë kishin 16% më shumë mundësi të ishin të gjallë deri në fund të studimit 14-vjeçar nëse ishin të martuar. E njëjta gjë u vu re tek ata që vuanin nga diabeti dhe tensioni, me personat e martuar që rezultuan në avantazh mbijetese. Edhe pse shkencëtarët nuk testuan nëse personat e martuar ishin të lumtur, ata dyshojnë se të kesh një partner special në jetë është ajo që vërtet ka rëndësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama