Sot Dita Boterore kunder HIV-AIDS

Sot, Dita Boterore kunder HIV-AIDS

1 dhjetori është Dita Botërore kundër HIV-AIDS (SIDA). E vendosur që në vitin 1988, dita kundër HIV-AIDS është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Por kjo ditë është gjithashtu një ditë reflektimi dhe përpjekjesh, jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës. Vitin që shkoi numri i të prekurve më HIV-AIDS në Shqipëri arriti në 671 persona, me 96 raste të shënuara vetëm në 2013. Numri i meshkujve të prekur nga ky virus, është më i lartë se ai i femrave. HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit, jo vetëm në Shqipëri, por për në mbarë botën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama