Sondazhi Veliaj kryebashkiaku i Tiranes

Sondazhi: Veliaj kryebashkiaku i Tiranes

Nëse zgjedhjet do të ishin sot, sipas sondazhit të institutit italian Prestigjioz Piepoli, kandidati i së majtës Erion Veliaj do të shpallej fitues i Bashkisë së Tiranës. 53.5 % e të anketuarve kanë votuar pro Veliajt si kryebashkiak, ndërsa pas tij me 34.5 % radhitet kandidati i së djathtës Halim Kosova, një diferencë mes tyre prej 19 %. Ndërkohë 8 % kanë votuar për të pavarurin Gjergj Bojaxhi, 2.5 % për Sazan Gurin dhe 1.5 % për Arben Tafajn, gjithashtu kandidat i pavarur.

Krahasuar rezultateve të sondazhit të dytë të kryer më 28 maj, vlerësimi për Veliaj si fitues të garës elektorale të 21 qershorit nuk ka ndryshuar. Ndërsa për Halim Kosovën, ndonëse sipas sondazhit nuk shpallet fitues, vlerësimi për të është rritur me 0.5 %.

Nëse shqiptarët do të votonin sot, partia e cila do të merrte shumicën e votave për Tiranën është ajo Socialiste me 47.5 %, shifër kjo e cila ka pësuar rënie me 0.5 % krahasuar me mendimin që të anketuarit kanë shprehur në sondazhin e dytë të Piepolit. Aleati më i madh i PS-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshe nga sondazhi i dytë ku shënoi 7.5% në këtë sondazh përmbyllës ka fituar edhe 1.5 % më shumë të votave të qytetarëve duke e çuar në 9 %. Si koalicion, Aleanca për Shqipërinë Europiane do të merrte në sondazhin e dytë 61. 5 % ndërsa në këtë sondazh të fundit ka shkuar në 61 %.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama