Snobizmi me gabime ortografike i Supermbeses

Snobizmi me gabime ortografike i 'Supermbeses'

Ka bërë lajm këto ditë fakti që mbesa 18-vjeçare e ish-kryeministrit Berisha ka botuar një libër udhëzues mbi letërsinë, të prezantuar me shumë bujë nga një universitet privat. Me këtë rast, mbesa i ka dhuruar gjyshit të saj një kopje të librit me një dedikim të shkruar gjysmë shqip e gjysmë anglisht, ku ajo e cilëson zotin Berisha “gjyshin më të mirë në botë”, duke shtuar se nuk ka asnjë gjë, që mund të shprehë dashurinë dhe vlerësimin e saj për të.

Kjo pjesë e dytë e dedikimit është shkruar në anglisht, ndoshta në stilin e shumë adoleshentëve, por me një gabim ortografik. Siç duket në foto, fjala vlerësim në anglisht është shkruar “appretiation” e cila në formën korrekte është “appreciation” me germën “c” dhe jo “t”.

Mbesa e ish-kryeministrit Berisha i shtohet numrit të madh të anëtarëve të familjes së Berishës që botojnë libra. Vetë z. Berisha përveç shumë artikujve publicistikë ka botuar dy përmbledhje të fjalimeve të tij parlamentare të periudhës 2005-2009; vajza e tij Argita ka botuar një libër mbi koncesionet në Shqipëri; kurse gruaja e djalit, Sadija, ka botuar para pak kohësh një libër me receta kuzhine.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama