Skocia voton Bashkimin... por edhe ndryshimin!

Skocia voton Bashkimin... por edhe ndryshimin!

Lëvizja për pavarësi ka humbur votën, por ka fituar argumentin. Mbretëria e Bashkuar mund të jetë e sigurt. Status quo-ja, JO! 

 

Mbretëria e Bashkuar do të mbetet po njësoj, e bashkuar. “Jam shumë i zhgënjyer si mijëra të tjerë në të gjithë vendin”, – thotë Nicola Sturgeon, zv.ministrja e parë e Skocisë dhe drejtuese e lartë e Partisë Nacionaliste, që përgatiti referendumin. Ishte ora 5:30 e mëngjesit, por edhe pse kutitë finale nuk ishin numëruar, 26 nga 32 qendrat e votimit treguan se humbja ishte tashmë e pashmangshme. Skocezët kanë votuar 55 % me 45 % në favor të ruajtjes së status quo-së së 307 viteve të fundit. Pra, një rikthim në biznesin e zakonshëm? Jo pas kësaj rritjeje të mbështetjes për pavarësinë, që sot ka lënë thuajse gjysmën e Skocisë thellësisht të zhgënjyer si Sturgeonin. Ka hidhëruar gjithashtu lëvizjet për pavarësi kudo në botë, që tek referendumi i së enjtes kanë parë një model mbi përpjekjet e tyre për të qenë të lirë në një shkallë më të lartë. “Këtu pati një oreks të qartë për ndryshim”, – thotë Sturgeon. Dhe ajo ka të drejtë. Skocia mund të ketë zgjedhur reformat më shumë sesa revolucionin, por askush nga ata që i kanë vëzhguar nga afër fushatat nëpër lagje nuk beson se kjo që ndodhi i dha qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në Ëestminster një lejekalim për të vazhduar kursin e mëparshëm. Për të parën herë, tri partitë kryesore të Ëestminsterit: koalicioni qeverisës i Konservatorëve, Liberaldemokratët dhe Partia opozitare Laburiste u bënë bashkë në premtimin e delegimit më të madh të pushtetit drejt Skocisë, nëse votuesit do të binin dakord për të mos u ndarë nga Unioni. Kjo nënkupton përgatitjen e një ligji të ri prej janarit 2015, që në fund fare i jep Skocisë më shumë kontroll mbi taksimin dhe përfitimet sociale. Ekziston edhe një tjetër arsye për të bërë të mundur ndryshimin. Dikush duhet të vrasë mendjen se ç’do të bëjë me gjithë këtë zhgënjim. Qyteti më i madh i Skocisë, Glasgoë votoi rreth 53 % për ndarjen nga pjesa tjetër e Britanisë. Të njëjtën gjë bëri edhe qyteti i katërt më i madh, Dundee. Madje, përpara se numërimi të mbyllej, skocezët po shqetësoheshin për postmatematikën e këtij votimi. Francesca Kelsey, një 26-vjeçare që drejton një dyqan rrobash në Edinburg, flet për ndarjen e madhe që referendumi hapi. “Do duhet të kemi njëfarë bashkimi për të ecur përpara, – tha ajo. Është e paqartë se si ky unitet mund të rivendoset dhe nga kush”.

Fakti që kaq shumë njerëz votuan për pavarësinë e Skocisë dhe shumë të tjerë ishin të tunduar për ta bërë një gjë të tillë, edhe pse zgjodhën të keqen që njihnin, tregon se sistemi politik i Britanisë lë mënjanë shumë qytetarë, të cilët ndjehen të huaj dhe të pafuqishëm. Influenca është e përqendruar në Ëestminster, në duart e klasës politike që ka humbur besimin e kaq shumë votuesve. E ndërsa Skocia i hodhi sytë nga pavarësia, ekziston tanimë një terren pakënaqësie kudo tjetër në Mbretërinë e Bashkuar, që dikton nevojën për  ndryshim. Më shumë autonomi për rajonet e Anglisë, Uellsit, Irlandës së Veriut, por edhe për diçka tjetër: një lloj politike të re.

Ky ndërgjegjësim e nxiti kryeministrin britanik, David Cameron drejt një manovrimi të vjetër politik përpara kundërshtarëve të tij. Herët në mëngjes, ai përshëndeti vendimin e skocezëve përmes një deklarate jashtë Doëning Street, duke u zotuar se delegimi i më shumë pushteti drejt Skocisë do të shoqërohej me lëvizje të ngjashme në pjesën tjetër të Mbretërisë, përfshirë Anglinë. “Ne dëgjuam zërin e Skocisë dhe tani, miliona zëra në Angli duhen dëgjuar gjithashtu”, -tha ai. Problemi i Cameronit për ta mbajtur këtë premtim është qeverisja në një koalicion të vështirë dhe zgjedhjet e majit 2015, që e bëjnë thuajse të pamundur arritjen e një konsensusi politik për ndryshime kushtetuese në kohë kaq të ngushtë.

Këtë të  enjte, Kay Simpson, një mësuese 54-vjeçar votoi “Yes” në lagjen Leith të Edinburgut.  Qendra e votimit ishte plot. “Njerëzit janë të frymëzuar, – tha ajo, duke drejtuar gishtin nga qendra e votimit. – Çfarëdo të ndodhë, ne duam të vazhdojmë përpara me këtë gjë”. Pjesëmarrja në votime ka ardhur duke rënë në Mbretërinë e Bashkuar për dekada. Perspektiva e një vote, që në të vërtetë mund të sjellë ndryshimin, më shumë se sa vetëm flet për të në slogane, ka galvanizuar një komb. Në referendum, pjesëmarrja shënoi 85 %. Mbretëria e Bashkuar mund të jetë e sigurt. Status quo-ja, në të vërtetë nuk është!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama