“Skënderbeu” i pari prodhim kinematografik dokumentar kushtuar heroit do të shfaqet sot premierë në kinemanë “Imperial”. Filmi dokumentar vjen nën regjinë e Vladimir Priftit dhe shfaqet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe në ditën e 544-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Më herët regjisori ka pohuar se fakti që për Skënderbeun ka dokumente të shumta arkivore, aq sa e kanë ndihmuar, po aq ia kanë bërë më të vështirë punën përzgjedhëse. Regjisori i njohur Vladimir Prifti ka pohuar se filmi do t’i qëndrojë besnik fakteve historike, ndërsa për publikun ky dokumentar do të vijë në një këndvështrim të ri. Për vetë ndjeshmërinë ndaj heroit kombëtar, regjisori Prifti ka vendosur që pjesë të strukturës së rrëfimit të jenë edhe historianë të njohur, të cilët do të argumentojnë dokumente e fakte për jetën dhe veprën e Skënderbeut.
Në filmin i cili sot do të jetë premierë në orën 19.00, nëpërmjet bashkëbisedimit dhe gjykimit të studiuesve dhe historianëve të njohur do të depërtohet nëpër të gjithë materialin arkivor të shekullit XV të grumbulluar deri më sot, me akte shqiptare dhe të huaja, perëndimore e lindore, të vjela nga historianë të ndryshëm në arkivat e Venedikut, Raguzës, Romës, Napolit, Milanos, Barcelonës, Parisit, Ankarasë dhe Stambollit. Përveç dokumentacionit arkivor, janë përdorur edhe skica, harta, gravura, piktura që janë bërë për këtë qëllim. Regjisori tregon se një analizë e rëndësishme vizuale i është bërë portretit autentik të Skënderbeut, gravurave, armëve, përkrenares, veshjes së tij, besimit fetar, gjuhëve që përdorte dhe veçanërisht gjuhën shqipe të shkruar.
“Duke qenë se filmi ka shtrirje të madhe në kohë, pra jeta dhe vepra e tij, natyrisht që nuk është e lehtë jo vetëm të mbështetësh në atë që mund të quhet betejat e Skënderbeut në të cilat ai është kurorëzuar dhe është njohur shumë, por dhe në mënyrën se si e ndërtoi shtetit. Pra shteti dhe simbolet është pjesa e dytë e filmit, që ka të bëjë që nga momentet e krijimit të shtetit, flamuri, ushtria, stemat, vulat, marrëdhëniet me jashtë etj. E fillova nga e dyta, sepse pjesa e parë ka të bëjë me principatën e Gjonit, pra të Kastriotëve. Tema të tilla historike kanë sjellë debate të shpeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për një figurë historike si Skënderbeu, për të cilin historianë shqiptarë dhe të huaj kanë sjellë pikëpamjet e tyre”, pohon regjisori Vladimir Prifti. Për bashkëbisedimin në film regjisori ka përzgjedhur historianët Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, Luan Malltezi, ndërsa komentet do të bëhen nga studiues të njohur si Moikom Zeqo apo dhe emra të tjerë.
“Skënderbeu”, xhirime edhe jashtë kufijve shqiptarë
Filmi dokumentar “Skënderbeu” është një nga projektet më madhore të regjisorit të njohur shqiptar Vladimir Prifti. Më herët drejtori i projekteve në QKK, Arben Lami, u shpreh se projekti i miratuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën pjesë në filmat e veçantë që do të shfaqen me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë gjatë këtij viti. Projekti i dokumentarit ka katër pjesë, ndërsa janë xhiruar vetëm dy pjesë të tij. “Unë jam financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë vetëm për pjesën e parë të filmit, ndërsa pjesa e dytë vjen e realizuar në bashkëpunim me televizionin Top-Channel”, pohon regjisori për filmin. Dokumentari është xhiruar pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe në vende të huaja si në Itali (Napoli, Roma, Firence, Siena, Milano), Kroaci (Dubrovnik), Turqi (Stamboll e Ankara), Austri (Vjenë), Maqedoni, (Dibër e Tetovë) etj. Në karrierën e tij, regjisori njihet për realizimit e filmave, artistikë dhe dokumentarë që e kanë marrë fillin nga historia. Ai është regjisor i filmave të njohur artistikë si “Udha e Shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Dasma e Sakos”, e filmat dokumentarë “Butrinti”, “Të bekuarit”, “Legjenda e baltës”, “Rruga Egnatia”.