Skandali i pergjimeve pezullohet nga detyra Drejtori i Pergjithshem i Policise Çako

Skandali i përgjimeve, pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Çako

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Çako u pezullua sot nga detyra, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në çështjen e pajisjes së përgjimit. Vendimi u mor nga gjykata me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Hysni Çako akuzohet se, së bashku me dy zyrtarë të tjerë, ka futur në Shqipëri pajisjen e përgjimit pa autorizimet nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dokumentacionet përkatëse, siç i parashikon ligji.

Zyrtarët e tjerë, Artion duka dhe Entjon Xhelili, akuzohet për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjykata dha për to masën e sigurisë "arrest shtëpie".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama