Simone ose te duash grate imagjinare

Simone, ose të duash gratë imagjinare

Gruaja ideale është ajo virtuale. Ashtu si në satirën e Al Paçinos "Simone", ku një grua joreale e krijuar në kompjuter nga Viktor Taranski arrin t‘i mashtrojë të gjithë, kjo mund të ndodhë edhe në jetën e vërtetë. Kështu, revista "Metropolitan post" ka kryer një sondazh në Itali, nga i cili doli se një përqindje e konsiderueshme e burrave preferojnë të arratisen nga realiteti. Aq sa u pëlqejnë më shumë bukuritë virtuale se sa një grua prej mishi e kockash me linja të bukura.

Nëse të gjithë në film linin kokën dhe vajtonin për vdekjen e Simones, në jetën e vërtetë ky pasion e ka një sekret. Të marrë në pyetje 56% e njëmijë burrave nga 18 deri në 50 vjeç, u përgjigjën se parapëlqejnë gruan virtuale, për arsyen e thjeshtë se ajo nuk plaket kurrë. Por, 34% e tyre kanë mbetur gjithsesi tradicionalë, sepse për ta një femër e bukur është ajo që mund të preket dhe jo një që mund ta shohësh vetëm përmes një ekrani.

Më shumë se një Zhisel Bundshen apo Naomi Kampbell, nuk do të ishte keq një lloj Lara Kroft agresive. Luftëtarja seksi mbetet dhe heroina më e famshme. Por, tek e fundit, ai që mbijeton është pasioni. Sepse askush prej atyre, që u morën në pyetje mendon se tërheqja virtuale s‘mund ta zëvendësojë kurrë atë për gruan prej vërteti.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama