Per te levizur kemi nevoje per leje drejtimi (patenta), me poshte po ju japim nje artikull shjegues se si mund te pajisesh me Patente
Ka hyre ne fuqi vendimi per disa ndryshime procedurale ne marrjen e patentes per drejtimin e automjetit. Ata qe nuk e kane marre ende lejen per drejtimin e automjetit duhet t‘i bejne mire llogarite e tyre, si ne aspektin monetar, ashtu dhe ne ate kohor. Tashme, patentat do te kushtojne minimumi duke nisur nga 450 mije leke e deri ne 500 mije leke, gjithnje te vjetra, per te mos thene qe çmimi mund te rritet per ata qe mbeten ne klase. Sekretari i Shoqates se Autoshkollave, Sokol Gogu, ka shpjeguar per “Shqip” disa detaje rreth procedurave te reja.
Provimet
Kursi i marrjes se patentes eshte i konceptuar ne dy faza te ndara nga njera-tjetra. “Ne radhe te pare do te behet kursi teorik, i ndare nga ai praktik, i cili do te kushtoje 150 mije leke te vjetra. Rezultati i fazes se pare do te kushtezoje te dytin, i cili eshte provimi i praktikes per dhenien e automjetit. Pra, koncepti eshte i qarte, po nuk more te parin, nuk mund te hysh ne kursin e dyte”, tha Gogu. Sipas tij, ne procedurat e kaluara, te dyja provimet kryheshin bashke dhe zgjasnin rreth nje muaj, ndersa tani, secila do te kete pjesen e saj. “Kursi i dhenies se automjetit, ose siç quhet ndryshe patenta, perbehet nga 20 seanca dhe do te kushtoje rreth 200 mije leke. Ne kete pike do te kihet shume kujdes me praktikantin, qe do te thote se nuk do te kete asnje tolerim”, vijon shpjegimin sekretari i Shoqates se Autoshkollave. Duke perfshire dhe koston e kartonit, ne 100 mije leke, i gjithe kursi do te kushtoje minimalisht 450 mije leke, por gjasat jane per nje rritje te metejshme te çmimit. “Gjithçka varet nga kerkesat e praktikantit, nese do te kerkoje me shume ore studimi ose me pak. E mira e te gjitha ketyre sherbimeve te reja lidhet me heqjen e kushtezimit per te hyre ne provim”, thote Sokol Gogu. Sipas tij, me pare praktikantit i viheshin ne dispozicion vetem tri mundesi per te dhene provimin, ndersa tani nuk ka me limit.
Udhezimi
Qeveria ka miratuar me 16 korrik rregullat e reja qe duhet te ndjekin personat qe duan te pajisen me lejen e qarkullimit te mjeteve rrugore. Procedura per t‘u pajisur me patenten e qarkullimit te mjeteve do te zgjase nje vit. Si fillim, personat e interesuar duhet te kalojne proven e njohurive teorike me rezultat pozitiv per te filluar pergatitjen ne ushtrimin e drejtimit te mjetit ne rruge. Per kete procedure eshte bere edhe ndarja e pergatitjes dhe proves se teorise dhe pergatitja dhe prova e praktikes. Tashme me rregullin e ri, do te kete edhe nje avantazh per aplikantet e kursit te patentes. Personat e interesuar per t‘u pajisur me patenten e qarkullimit nuk do te kene me tri mundesi provash per ta marre kete leje, por ky numer eshte rritur ne pese. Kursi do te jete njevjeçar dhe, nese personi i interesuar nuk e fiton proven, duhet te vazhdoje pergatitjen teorike dhe mund te rifutet ne prove vetem pas 15 diteve, deri ne pese here, por brenda afatit njevjeçar te regjistrimit. Keshilli i Ministrave ka vendosur qe komisioni i marrjes ne prove per kontrollin e njohurive teorike duhet te kete dy anetare, inxhiniere mekanike. Gjithashtu, ne komision mund te marre pjese, pa te drejte vote, drejtuesi teknik i autoshkolles, qe ka pergatitur personat e interesuar, per proven e kontrollit te njohurive teorike. Komisioni i marrjes ne prove te verifikimit te aftesive drejtuese e te sjelljes duhet te kete, detyrimisht, dy anetare inxhiniere mekanike, te pajisur me te gjitha kategorite e lejeve te drejtimit dhe te autorizuar nga DRSHTRR-ja.
Komisioni merr ne prove personin e interesuar, ne prani te instruktorit te tij te praktikes. Komisioni i marrjes ne prove te kontrollit te njohurive teorike dhe komisioni i marrjes ne prove te verifikimit te aftesive drejtuese e te sjelljes kane per detyre, respektivisht, te vleresojne njohurite teorike dhe te kontrollojne njohurite praktike e te sjelljes te personit te interesuar, sipas programeve te kategorive te lejeve te drejtimit, te percaktuara nga ministria, qe mbulon veprimtarine perkatese. Modeli dhe formulari i testeve te njohurive teorike, sipas kategorive te lejeve te drejtimit, pergatiten nga DRSHTRR-ja. Modeli i testeve ndryshohet ne vazhdimesi. DRSHTRR-ja duhet te njoftoje autoshkollat 30 dite perpara se te zbatoje modelet e reja per proven e kontrollit te njohurive teorike te personave te interesuar. Ne perfundim te provave, per çdo person te interesuar, qe fiton lejen e drejtimit, plotesohet dosja perkatese. Mbi te vendoset emri, mbiemri, atesia, amesia, datelindja, vendlindja, vendbanimi dhe numri i protokollit. Dosja, me te gjitha dokumentet, ruhet ne kartoteken e sektorit perkates, te DRSHTRR-se.
Dokumentacioni per te filluar kursin e teorise
1- Plotesimi i kerkeses per te marre pjese ne prove, sipas modelit te hartuar nga DRSHTRR-ja
2- Kater fotografi me ngjyra, me permasa 4×5
3- Dokumenti i identifikimit (certifikate lindjeje, me fotografi ose karte identiteti dhe per shtetasit e huaj, pasaporte)
4- Vertetimi i banimit
5- Certifikate mjekesore, jo me perpara se tri muaj nga data e paraqitjes se kerkeses per te marre pjese ne prova
6- Dokumenti i percaktimit te grupit te gjakut dhe rezusi
7- Lejedrejtimi i automjetit te kategorise se meparshme (ne qofte se ka)
8- Mandatpagesa, per çdo dalje ne prove te kontrollit te njohurive teorike, sipas tarifave ne fuqi
Dokumentacioni per te filluar praktiken
Kerkesa per te marre pjese ne prove, sipas modelit te hartuar nga DRSHTRR-ja
Autorizimi i ushtrimit te drejtimit te mjetit, percaktuar sipas udhezimit te ministrit, qe mbulon veprimtarine perkatese, te leshuar nga DRSHTRR-ja dhe te plotesuar nga autoshkolla
Mandatpagesa per çdo dalje, ne proven e verifikimit te aftesive drejtuese e te sjelljes
Mandatpagesa per lejedrejtimi, e cila caktohet ne baze te tarifave ne fuqi, plus taksen e pajisjes me lejedrejtimi, ne varesi te kategorise se lejedrejtimit
Burimi: Gazeta Shqip