Shuhet gazetari Alfons Gurashi

Shuhet gazetari Alfons Gurashi

Është ndër spikerët më të vjetër që këmbënguli të mbeste në tregun e televizioneve, qyshse braktisi strehën e vjetër të TVSH-së. Ai kishte ardhur aty pas përfundimit të studimeve të larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi.

Ka qenë ndër spikerët e parë të televizionit privat Top-Channel dhe pas largimit prej andej është marrë me fotografi. Në janar të këtij viti prezantoi ekspozitën “50 foto nga Amerika”.

Ceremonia për t’i dhënë lamtumirën Alfons Gurashit, bëhet sot në orën 13.00-14.00 në ambjentet e Televizionit Publik Shqiptar, prej nga do të përcillet për në banesën e fundit.


Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama