Lemandiola Marku vajza, që u prezantua në “Miss Shqipëria 2004”, ka rrëmbyer vetëm pak ditë më parë në Greqi në kompeticionin “Miss Tourism Planet 2007” jo pak por dy çmime, “Miss Press” dhe “Miss Model Tourism Planet”. “Miss Tourism Planet 2007” është një eveniment mjaft i rëndësishëm i organizuar nga kompania më prestigjioze e modës dhe spektaklit në Greqi, e njëjta që organizoi pjesën e spektaklit në Lojrat Olimpike të Athinës. Gjatë viteve të fundit Marku në bashkëpunimin me “Deliart Association” ka marrë pjesë në shumë aktivitet të botës së modës e të spektakleve të bukurise jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.












