Shqiptaret se degjuan Donald Lu! Flet surpriza e zgjedhjeve

Shqiptaret s'e degjuan Donald Lu! Flet 'surpriza' e zgjedhjeve

Edhe pse ambasadori amerikan në Tiranë, bëri thirrje deri ditën e fundit për të mos votuar kandidatët e inkriminuar, sërish shqiptarët nuk ia vunë veshin.

Artur Bushi në Krujë dhe Elvis Rroshi në Kavajë do jenë kryebashkiakët e rinj, madje me diferencë jo të vogël votash me kundërshtarët.

Në një shkrim investigues, ata u akuzuan si pjesë e krimit ndërkombëtar.

Por duket se shqiptarët nuk kanë ndërmend të reagojnë ndaj skandaleve.

Edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, ka dalë më i fortë nga këto zgjedhje, edhe pse i shpërtheu skandali i një përgjimi, duke kërcënuar një gazetare.

Ndërkohë surpriza më e madhe në këto zgjedhje mbetet kryebashkiaku i ri i Përmetit.

Bastioni i majtë do qeveriset nga PD.

Niko Shupuli fitoi përballë Gilberto Jaçes.

Në një intervistë për Panoramën, ai shpjegon se përse u votua.

“Unë kisha programin tim dhe në të nuk ka ndasi mes të majtëve dhe të djathtëve. Oferta që unë kisha për qytetarët e Përmetit, nuk synonte t’i ndante ata. U prezantova si një administrator, që e kisha përfaqësuar veten në drejtimin e komunës Peran. Unë besoj se përmetarët janë aq të zgjuar sa të kuptonin se cila ishte oferta konkrete që përmbushte interesat e tyre,” tha Shupuli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama