Vellimi perbehet nga kontributi ne proze dhe ne poezi i 25 autoreve nga shume vende te botes. Ne te ben pjese tregimi i Alessandro Ban, ekonomist italian ne Milano i cili tregon historine e dashurise se tij me nje nga dy motrat shqiptare qe jetojne ne Itali, njera racionale tjetra sentimentale. Ne nje menyre shume te bukur, ai pershkruan takimin e tij me Edliren, por dhe udhetimin ne Shqiperi me rastin e Krishtlindjes.
Autorja dhe nismetarja Strati, gazetare dhe pedagoge ne universitetin vendas, studion tematikat e emigracionit. Ajo thote se ne kete permbledhje me tregime dhe poezi, autoret jane mergimtare dhe autoktone. “Ata e zhvillojne temen e dashurise ne tentativen per te hequr paragjykimet mbi te huajt ne pergjithesi dhe mbi te gjitha mbi shqiptaret ne Itali”, detajon shqiptarja me doktorature ne Marredhenie Internacionale ne Itali.
Lorenzo Dugulin, gazetar italian, bashkautor i librit te promovuar, evidenton se shoqeria italiane ka pesuar ndryshime te shumta ne vitet e fundit. Keto, jo vetem ne planin ekonomik por mbi te gjitha ne planin social. “Nese flitet gjithmone mbi imigrantet ne Itali mbi ekzistencen e çifteve, qe krijojne lidhje sentimentale te perbera prej italianeve dhe te huajve, kalon ne heshtje per shkak te paragjykimeve, frikes qe pengon secilin prej nesh te ndjehet vetvetja ne shprehjen e ndjenjave drejt dikujt qe konsiderohet i huaj”, nenvizon gazetari italian.
Ne kete kuader, pedagogia shqiptare Strati, vlereson se ne vend qe te konsiderohet si nje ngjarje natyrale e jetes, ky takim i dashurise dhe mergimit, shkakton ndjenja kontrastante dhe konfuze. “Te shkruash, te degjosh te tjeret eshte menyra me e mire per te hequr velen e dyshimit qe rrethon temen e dashurise dhe ate te mergimit”, shton Strati.
Autoret e vepres “Cuori migranti”, shprehen se nepermjet dialogut real dhe konkret midis “autoktoneve“ dhe “te huajve“ qe shprehin ndjenjat e tyre, “kemi kerkuar te heqim sadopak, paragjykimet dhe stereotipat qe krijojne nje imazh te shemtuar te te huajve ne pergjithesi dhe te shqiptareve ne veçanti”.
Marre nga : Gazeta Koha Jone











