Shqiperia u pa ndryshe

Shqipëria u pa ndryshe

Dita e fundit e javës së filmit shqiptar në Athinë, përfundoi me shfaqjen e filmit, "Letra ere", të regjisorit Edmond Budina, siç dihet ky film paraqet një anë të realitetit të shqiptarëve në emigracion, ku ndërthuret fati njerëzore në lojë absurde. Film tjetër i shfaqur ishte ai zhanrit të animacionit, "Les Fauves " i piktorit Stefan Taçi. Pas këtij filmi u shfaq filmi "Lira" i regjisorit dhe skenaristit Saimir Kumbaro. Java e filmit shqiptar në Athinë, pati një impakt të madh te kineastët grekë. Një prej tyre, Janis Iliopulos, që është dhe drejtor i prodhimit të Qendrës Kinematografike në shtetin fqinj, tha se festivali kishte një rëndësi të madhe. "Nëse më parë kisha dyshime për të punuar me shqiptarë, e vërtetova atë se bashkëpunimi me ta është mjaft i favorshëm dhe largpamës. Është hapi ynë i parë për një epokë të re në bashkëpunim midis dy popujve që kemi aq shumë gjëra të përbashkëta. Shqiptarët i pashë që janë njerëz punëtorë e artdashës", tha kineasti i njohur grek.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama