Shqiperia pjese e Parqeve Dinarike perspektiva turistike dhe ekonomike

Shqiperia, pjese e Parqeve Dinarike, perspektiva turistike dhe ekonomike

Parqet natyrore kombëtare mund të kthehen në një rrugë të efektshme për të krijuar të ardhura të mira ekonomike nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm, përveçse kthehen dhe në elementë të fortë integrimi për vendet e Ballkanit. Këtë e synon nisma “Parqet e Harkut Dinarik” e Fondit Botëror për Jetën e Egër, WWF, me financimin e Ministrisë së Jashtme suedeze dhe fondacionit MAVA, që përfshin Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Slloveninë, duke arritur në krijimin e një platforme për zonat e mbrojtura. Me mjaft rëndësi mbetet fakti që po zhvillohet për herë të parë vlerësimi i përfitimeve për këto zona. Menaxheri i projektit për Shqipërinë, Abdullah Diku tregon se “Projekti  i Parkut Dinarik”, gjeografikisht i njohur kohë më parë, ku çdo vend ka problematikat e ndryshme, është shumë interesant, pasi mbulon tematika të ndryshme në secilin prej tyre dhe është e nevojshme të ketë një rrjet aktiv për këmbimin e përvojave më të mira dhe mbrojtjen e parqeve në secilin vend.

 

Ndonëse ‘Harku Dinarik’ si gjeografi përfshin zonat e lumit Drin, në Shqipëri përfshihen gjithë zonat pyjore me qëllim krijimin e një rrjeti të parqeve natyrore të mbrojtura. Shqipëria ka marrë angazhimet më të mëdha në këtë projekt për zonat e mbrojtura, megjithatë ka problematikat e saj, sepse jemi ende me administrimin më shumë jonormal të zonave të mbrojtura. Në 10 vitet e fundit, sipërfaqja e zonave të mbrojtura është trefishuar, çka është tregues i mirë. Por në kuadër të angazhimeve që kemi ndaj BE-së, ku standardi kërkon që 20% e vendit duhet të jetë zonë e mbrojtur, ka shumë punë për të bërë, sepse kemi sot 16% të territorit zona të mbrojtura dhe këto janë disbalanca”. Shqipëria ka 15 parqe kombëtare: Thethi, Valbona, Vermoshi, liqeni i Prespës, i shpallur edhe zonë Ramsar, Bredhi i Drenovës, park shumë interesant edhe për traditat, mali i Tomorit me rreth 24 mijë hektarë pyje dhe vend pelegrinazhi masiv; Parku Detar Karaburun-Sazan, i pari i këtij lloji tek ne si zonë e mbrojtur detare, me shumë arkeologji ujore të pazbuluara ende; Llogaraja dhe Butrinti, që mbeten elita e parqeve tona për arkeologjinë, Divjaka, Dajti, Qafë-Shtama, Lura, Shebeniku.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama