Shqiperia nje vend turistik per tu zbuluar

'Shqiperia nje vend turistik per t'u zbuluar'

Shqipëria mund të jetë një nga desitnacionet turistike, të cilat nuk mund t’i keni vizituar. Kështu shkruan “Canada.com”, në një shkrim ku, sjell një klasifikim të pesë destinacioneve për të cilët, ndoshta turistët e huaj mund të mos kenë dëgjuar kurrë më parë.

Ndër to është edhe vija bregdetare shqiptare, për të cilën shkruhet se, “shtrihet mes Greqisë dhe fqinjëve të tjerë të Ballkanit, dhe është një vend për të mos u neglizhuar. Në brigjet e saj jugorë është një bregdet i mrekullueshëm. Është e pasur me male, kështjella dhe plazhe me rërë”.

Në këtë klasifikim janë edhe destinacione, pjesë të vendeve me një turizëm shumë të zhvilluar, por që destinacione të veçanta brenda tyre nuk kanë marrë asnjëherë vëmendjen e duhur, si në Kinë, Austri, Angli apo edhe në Brazil.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama