Shpetim Idrizi kercenon maxhorancen me largim nga koalicioni

Shpëtim Idrizi kërcënon maxhorancën me largim nga koalicioni

Kryetari i Partisë Dretësi Integrim Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi paralajmëroi, sot, largimin nga koalicioni qeverisës, nëse nuk respektohet marrëveshja mes tyre.

Sipas marrëveshjes së bërë në vitin 2015, PDIU duhet të kishte marrë postin e një ministri, disa zëvendësministra dhe disa drejtori. Por deri më tani, ajo ka marrë vetëm drejtimin e dy drejtorive, Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoriatin e Kontrollit të Cilësisë së Karburanteve.

Zoti Idrizi kërkoi nga Këshilli i partisë rimandatimin e tij në krye të saj, me qëllim që të hyjë dhe një herë në bisedime me qeverinë pë rizbatimin e marrëveshjes.

"Nëse nuk zbatohet marrëveshja, alternativat janë të hapura, sepse prezenca jonë është e fortë dhe solide," deklaroi ai.

Shpëtim Idrizi është kryetar i PDIU-së që prej vitit 2011, vit kur dy partitë që mbronin interesat e komunitetit çam PDI dhe PDU u bashkuan. Më parë ai ka qenë kryetari i Partisë Drejtësi e Unitet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama