Shperthen Krasta Trapezimi i nje politikani nga droga

Shperthen Krasta: Trapezimi i nje politikani nga droga

Në puntatën e fundit të tij në Agon Channel, Adi Krasta shpërtheu në një lumë akuzash. Për disa minuta, gazetari foli për qeverisjen në Shqipëri, pa përmendur emra, por duke aluduar.

“Sot pjesë të tëra të medias janë thjesht në shërbim. Pronarët mediatikë janë pjesë gojëhapur në pritje të shpërblimeve”, tha Krasta.

“Në fakt nuk duhet të tronditemi nga ajo që shohim. Nuk ka ndryshim. Nuk ka rilindje. Ka vetëm status quo, situatë të pandryshueshme”.

“Sot pas 25 vitesh nuk kemi politikanë, por vetëm banditë dhe hajdutë”.

“Nuk më çudit veneracioni që ka drejtuesi i qeverisë ndaj banditëve”, ishin disa akuza të Krastës.

Ai sulmoi edhe këshilltarët britanikë të kësaj qeverie, ndërsa citoi një analist të njohur të një gazete të përditshme angleze:

“Abuzimi me drogën është një ves i fshehtë i gjithë establishmentit britanik”.

“Establishmentet funksionojnë sipas të njëjtave rregulla. Çfarë lidhje ka arroganca e pushtetit me abuzimin me drogën? Për këta djem cool të kësaj qeverisje kjo paska një lidhje thuaj mistike. Kjo të bën të kesh halucinacione skënderbeske. Vetëm me drogë ndodh trapëzimi i një politikani në përmasa të tilla”, tha Krasta.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama