Shkozet militante te PS konfliktohen me mbeshtetesit e Dumes

Shkozet, militante te PS konfliktohen me mbeshtetesit e Dumes

Zyra e shtypit e kandidates për Bashkinë e Durrësit njoftoi se dy automjete me flamuj të PS-së kanë penguar takimet e Grida Dumës me banorët e zonës në lagjen nr. 14 në Shkozet. Një incident i rëndë është shënuar dje në zonën e Shkozetit në Durrës ku militantë me flamuj të Partisë Socialiste kanë ndërhyrë gjatë një takimi elektoral që kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, po zhvillonte pasditen e djeshme me qytetarë të zonës së Shkozetit.

Zyra e shtypit e kandidates për Bashkinë e Durrësit njoftoi se dy automjete me flamuj të PS-së kanë penguar takimet e Grida Dumës me banorët e zonës në lagjen nr. 14 në Shkozet. Sipas zyrës së shtypit, drejtuesit e automjeteve kanë provokuar duke i rënë vazhdimisht borisë e xhiruar gomat.

Më pas, raportohet se ata janë konfrontuar fizikisht me mbështetësit e kandidates së PD-së. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Durrësit, duke normalizuar situatën, ndërsa kandidatja Grida Duma e ka quajtur një provokim të rëndë elektoral. Mësohet se forcat e rendit kanë mundur të identifikojnë targën dy automjeteve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, janë marrë në pyetje qytetarë që ndodheshin në vendngjarje dhe përfaqësues të PD-së.

Ndërsa dje paradite, kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorë të zonës së plazhit ku u diskutua për situatën ekonomike, sociale por edhe të biznesit në këtë zonë të qytetit.

“Unë kam votuar për të majtën dhe se kam për turp. Por dua një njeri dhe që dera jote si kryetare bashkie nesër të jetë derë e hapur që të dëgjosh ata njerëz dhe nënat tona për fëmijët e vetë”, -u shpreh një qytetar gjatë bashkëbisedimit me Dumën. Kjo e fundit u shpreh se qytetit i duhet një administrator i zoti që të dojë njerëzit e të punojë për ta. Ajo premtoi se dera e saj do të jetë e hapur për të gjithë durrsakët. “Jashtë premtimeve elektorale, ju atë derën e keni tuajën. Nuk është dera ime. Kam ardhur për të marrë një pushtet tonin dhe tuajin të parin. Nuk ka nevojë për fjalë të bukura sepse atë që ju ndjeni unë e di shumë mirë”, – tha Duma.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama