Shkenca zgjidh misterin e zhdukjes se bleteve

Shkenca zgjidh misterin e zhdukjes se bleteve

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se shkatërrimi i kolonive të bletëve mund të krijojë një krizë tek fermerët, por arsyeja pse këto koloni janë prekur rëndë ka mbetur prej kohësh një mister. Tani, një grup ekspertësh ka provuar se dy neonikotinoide të përdorura gjerësisht – një klasë insekticidesh – i dëmtojnë kolonitë e bletëve gjatë dimrit, veçanërisht kur ulen temperaturat. Kërkimi ka treguar se, madje edhe dozat e ulëta të një insekticidi, të quajtur klotiandinë, ka pasur efekt negativ tek hojet e bletëve.

Studimi i bërë nga Shkolla e Harvardit për Shëndetin Publik, në Kembrixh të Masaçusets, përforcon gjetjet shkencore të vitit të kaluar, sipas të cilave, doza të ulëta të imidaklopridit, një tjetër neonikotinoidi, lidhen me çrregullimin e shkatërrimit të kolonive, ku bletët braktisin hojet e tyre gjatë dimrit dhe si pasojë, ngordhin.

Neonikotinoidet krijojnë te bletët një lloj mekanizmi biologjik që shpie në çrregullimin e shkatërrimit të kolonive, sugjeron studimi i publikuar në Buletinin e Insektologjisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama