Me perdhunoi Pokemoni

Me perdhunoi Pokemoni

Është loja e virtuale e momentit që po bën për vetë gjithnjë e më shumë dhe në këtë masë të madhe njerëzish që e luajnë, ka nga ata që u është bërë lëmsh virtualiteti me realitetin.

Një grua e re në Rusi u paraqit në polici me një denoncim dhe dëshmi të pabesueshme. Ajo deklaroi në një stacion policor në Moskë se ishte përdhunuar në apartamentin e vet. Deri këtu policia ishte shumë serioze në hetimin e rastit, deri këtu ama…

Policia humbi besimin tek dëshmia në momentin kur ajo bëri identikitin e përdhunuesit.

“Ishte një karakter gjigant Pokemon Go. Isha në gjumë dhe kur më doli gjumi shoh mbi mua një karakter Pokemon Go gjigant që po më përdhunonte”, dëshmoi ajo.

“Kur u ngrita nga krevati karakteri u zhduk, megjithatë aplikacioni Pokemon Go në telefonin tim gjen të njëjtin karakter që më përdhunoi në dhomën time të gjumit”, vijon dëshmia e gruas.

Gruaja thotë se zgjoi edhe bashkëshortin për t’i rrëfyer ngjarjen e saj. Ai ishte treguar mosbesues(?!) dhe i kishte këshilluar që të vizitojë një psikolog.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama