Shkelqimi dhe renia e industrise Gjermane nen efektet e krizes

Shkelqimi dhe renia e industrise Gjermane nen efektet e krizes

Gjermania prej kohësh ka pasur një reputacion të mirë në infrastrukturë. Por vitet e fundit, investimet publike dhe ato private kanë rënë në mënyrë dramatike dhe kjo ka ngritur pikëpyetjen se si duhet të zgjidhet problemi.

Pavarësisht fasadës së saj me shkëlqim, ekonomia gjermane në thelbin e saj është e shkatërruar. Kështu mendon këshilltari i qeverisë gjermane, Marsel Fratzscher.

Ai thotë se prosperiteti i Gjermanisë është lëkundur dhe kjo sipas tij për shkak se infrastruktura në vend është vjetruar dhe shumë kompani kanë preferuar të investojnë më tepër jashtë vendit.

Fratzscher, kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike, së fundi ka publikuar një libër që ka tërhequr vëmendjen në Gjermani me përmbajtjen e tij paksa të errët rreth situatës ekonomike në një ndër vendet më të zhvilluara në botë.

“Cili vend është ky?” pyet Fratzscher, duke përshkruar më pas Gjermaninë si një shtet që ka parë rritjen ekonomike më pak se mesatarja e vendeve të eurozonës, ku produktiviteti është rritur vetëm pak dhe ku 2 në 3 punonjës gjermanë fitojnë më pak se sa në fillim të mijëvjeçarit të ri (2000).

Reformat që janë ndërmarrë në sektorë kyç të ekonomisë gjermane në vitin 2010, sidomos në tregun e punës dhe sistemin e mirëqenies sociale, kanë hequr nga arkat e shtetit gjerman shuma marramendëse për investime.

Por sipas Fratzscher shumë pak i është kushtuar vëmendje industrisë prodhuese. Për më tepër rënia aktuale ekonomike e bën problemin edhe më urgjent. Ai sugjeron se tani që industria ka ulur volumin dhe përmasat e prodhimit, qeveria duhet të kompensojë këtë rënie me programe të posaçme investimi.

Kjo mund të jetë një sfidë për qeverinë e koalicionit të drejtuar nga kancelaria Angela Merkel, e cila së bashku me ministrin e Financave Wolfgang Schäuble kanë vendosur të përpilojnë një buxhet të balancuar për vitin e ardhshëm, ku nuk parashikohen shumë investime.

Fratzscheri është përgatitur për më të keqen. “Nëse kriza do të rritet, më shumë shpenzime do të jenë të nevojshme për të nxitur ekonominë”, tha ai në një intervistë për gjermanen “Spiegel”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama