Sherr ne spektaklin e TV Klan - Bujar Qamili Aleksander Lalo eshte nje pijanec

Sherr ne spektaklin e TV Klan - Bujar Qamili: Aleksander Lalo eshte nje pijanec

Ka përfunduar më së paku me një sherr verbal e diela në mbrëmje në TV Klan, ku organizohet edhe festivali “Kënga Ime”. Disa media shkojnë më larg, pasi thonë se ka pasur edhe një përplasje fizike mes këngëtarit shkodran, Bujar Qamili dhe kompozitorit Aleksandër Lalo.

Por si është e vërteta?

Lalo, që është anëtar i jurisë, e ka akuzuar Bujar Qamilin se i ka futur mik për ta nxjerrë në finale.

Por Qamili nuk e ka duruar këtë fyerje publike.

“As që bëhet fjalë ta kem goditur. Vetëm e kam kapur prej dore. Ai më fyeu drejtpërdrejt në spektakël, duke thënë se unë i kisha futur mik për të më nxjerrë në finale. Në pozitat që jam unë, nuk kam fare nevojë që të ndërhyj për të hyrë në finale. Unë finalen e kam pasur të sigurt, pa hyrë fare në festival,” tha Bujar Qamili.

Sipas këngëtarit, kjo situatë ka ardhur për shkak se Lalo konsumon alkool në studiot e TV Klan.

I pyetur nga gazeta Panorama, Lalo thotë se ata nuk po konsumonin alkool, por Coca- Cola.

“Çfarë pijesh, jo, nuk po konsumonim alkool. Në gota kishim Coca-Cola, por e bëra të gjithë atë për shaka. Krijuesit duhet të gjejnë një rrugë të mesme mes argëtimit që duhet t’u krijojnë njerëzve dhe seriozitetit të punës. Batuta e alkoolit ishte shaka. Në këtë kuadër bëhen edhe ngacmimet mes kolegëve”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama