Sfidat e integrimit te Ballkanit Perendimor

Sfidat e integrimit te Ballkanit Perendimor

Në një seancë të Komisionit amerikan të Helsinkit, pjesëmarrësit, duke marrë shkas edhe nga ngjarjet në Ukrainë, theksojnë rëndësinë e angazhimit amerikan dhe BE-së për një Evropë të lirë dhe në paqe. Megjithëse seanca ishte për vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte e pashmangshme përmendja e Ukrainës. Kryetari i Komisionit amerikan të Helsinkit, Benjamin Cardin tha se situata është shumë e rrezikshme dhe se veprimet agresive të Rusisë shkelin detyrimet e saj si vend anëtar i OSBE-së dhe detyrimet ndaj organizatave të tjera ndërkombëtare.

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker u shpreh se çdo diskutim për Ballkanin  sot “nuk fillon me Sarajevën apo Prishtinën, por me Krimenë”. Zoti Volker iu referua nevojës për një angazhim të fuqishëm të BE-së dhe Shteteteve të Bashkuara dhe një politike më aktive për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe.

“Druhem se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ballkanin: një farë vetëkënaqësie, një farë angazhimi i pamjaftueshëm nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian, nga NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara”.

Për Ballkanin, pjesëmarrësit në seancë thanë se rol aktiv do të thotë inkurajim reformash drejt integrimit Euro-Atlantik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama