Normalisht që po. Si nga pamja fizike dhe ana e brendshme. Se dhe koha bën të vetën.
Çfarë lexon përgjithësisht?
Romanet romantikë janë ato që më tërheqin më shumë
Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?
Jo asnjëherë. Sepse të jesh një vajzë e bukur është diçka, por jo gjithçka.
Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruash bukurinë tënde?
Duke u kujdesur për linjat fizike dhe ushqimin. Sa i përket lëkurës së fytyrës do mundohem ta mbaj në formë me produkte bimore.
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.
Pikë e dobët ndoshta pak më tepër tonifikim. Kurse sa për sekret nuk di të kem ndonjë të tillë.
Ç’trajtim bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri.
Mosha ime nuk kërkon shumë trajtime. Në përgjithësi vetëm ndonjë krehje flokësh më detyron të shkoj tek parukieri.
Ka një moshë për gjithçka. Për ty ka mbaruar periudha e ....
E lojërave. Megjithëse i kujtoj me nostalgji, nuk do mundja t’u kthehesha edhe njëherë.
Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?
Një fustan klasik, i gjatë apo i shkurtër nuk ka rëndësi. Vetëm të mos jetë i zi apo i kuq. Do preferoja të artë, dhe jeshil nuk do të ishte keq.
“Uniforma” e përditshme për në shkollë?
Xhinse, atlete, një bluzë sportive, make-up shumë i lehtë.
Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?
Po.
Të brendshmet e preferuara?
Ngjyra e zezë ose bezhë.
A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?
Jo. Këtë ua lë të tjerëve ta gjykojnë. Nuk mund të jap një vlerësim të tillë për veten time.
Çfarë mban zakonisht në çantë?
Telefonin, portofolin, një parfum dhe një lipgloss.
Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tënde?
Më pëlqen çdo lloj rryme, por qëndroj më afër muzikë së lehtë.
Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?
Në Dubai.
Zgjedhjet për stinën e vjeshtës?
Bluza të lehta me mëngë treçerekëshe dhe këmisha. Ngjyrat bezhë, kafe dhe jeshile. Çizme me ngjyra të ndryshme.
Parfumi i preferuar: Armani Code
Modeli i celularit që mban: Samsung SGH 800
Libri i preferuar: Kodi i Da Vinçit
Modeli i çantës kult: Pink
Linja e produkteve të flokëve: Inebrya
Disku i preferuar: “Good girl gone bad”, Rihanna
Marre nga : Revista Jeta











