Saranda vijon të qëndrojë e majtë dhe për 4 vitet e ardhshme. Kandidatja e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, Florjana Koka ka fituar me 8300 vota kundrejt kandidatit të djathtë Kreshnik Bozho, i cili ka marrë 7001 vota.
Gazetari i Ora News, Geraldi Bregu informon se tashmë simpatizantët kanë nisur festimet në shesh.