SHBA - Indi lufta e joges

SHBA - Indi, lufta e jogës

E kanë quajtur si "lufta e jogës" dhe po luftohet për faj të shpikjeve dhe markave të regjistruara. Në Indi, ministri i Shkencës dhe i Teknologjisë ka vënë në lëvizje që nga viti 2005 një program për të grumbulluar një arkivë dixhitale për 1500 pozicione të jogës, të gjitha indikacionet terapeutike për të krahasuar tendencën amerikane për të licencuar gjithçka që është e lidhur me këtë disiplinë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fakt janë depozituar, përfshirë këtu edhe zyrën e patentave, 2315 marka të ndryshme të regjistruara, të cilat mbulojnë të gjithë universin e jogës nga shkollat e praktikat specifike, deri te pajisjet shtesë.

Për shembull, ideatori i një prej metodave të shumta të mësimit të kësaj disipline, Bikram Choudhury, e ka licencuar "Bikram Yoga"-n e tij dhe po përmend instruktorët që të hapin kurse pa pasur diplomën e parë përkatëse për t‘u bërë dekan i certifikuar, që mund të lëshohet vetëm nga shkolla e tij dhe pas një kursi i cili kushton 1500 dollarë.

Për mekanizmat legale të të licencuarve të jogës, si Choudhury, dhe mbi aktivitetet e parandaluara të vëna në atë fushë nga autoritetet indiane, kanë shpërthyer debate që rrotullohen mbi një çështje kryesore. Joga mund t‘i përkasë ndonjërit? Për indianët nuk ka asnjë dyshim. Ideja që disiplina mund të shitet është e kundërta e vetë principeve të saj. Duke qenë një praktikë e cila çon në njohjen dhe lartësimin shpirtëror, nuk mund të lidhet me shitjen dhe tregtinë. Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se 19 milionë praktikues të saj, për një xhiro vjetore pune fitojnë më shumë se 3 miliardë dollarë, duke e bërë jogën një tregti të kontrolluar, pikërisht për faj të licencave.

Ndërhyrja

Nuk mund të "vidhet" dija jonë antike

Zyra e markave dhe licencave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lëshuar 150 leje për të drejta e autorit për jogën, 134 licenca për pajisjet shtesë që lidhen me këtë disiplinë dhe 2315 marka fabrikash.

Për ta shpaguar, indianët ndoshta duhet të licencojnë manovrën e Heimlich, që të mund të fitojnë kështu para aq herë sa një kamerier shpëton një klient nga mbytja e provokuar nga një halë peshku. Qeverisë indiane kjo ide nuk i është dukur qesharake. Ajo ka zëvendësuar një "task force" (policë) që po katalogon nocione tradicionale mes të cilave rishikimin e qindra pozicioneve të jogës, për t‘i mbrojtur nga "grabitja" dhe evitimin për t‘i licencuar nga ndonjë falsifikues i huaj. Gjithçka do të përkthehet nga testet antike në gjuhën sanskrishte, duke e fiksuar në mënyrë dixhitale dhe duke e bërë të përdorshme në 5 gjuhë, në mënyrë që zyrat e patentave të vendeve të tjera të mund të shohin që disiplina e jogës nuk është shpikur në një komunë të San Franciskos.

Nuk është e rëndësishme që personat e parë në licencimin e njohjeve tradicionale indiane të jenë edhe këta indianë, apo banues të jashtëm. Dimë të njohim një mundësi për të bërë para kur takojmë një dhe kemi eksportuar gjenerata guru-je, ekspertë në zbulimin fals në këmbim të ndonjë dollari. Dy shkencëtarët që në Mississipi kanë licencuar përdorimin mjekësor të "Curcuma", një specie tradicionale indiane, janë edhe ata indianë. Si i forti Bikram Choudhury, themelues i "Bikram Yoga", që ka licencuar metodën e tij të mësimit të kësaj disipline- një sekuencë me 26 pozicione në një dhomë të tejnxehur -dhe që nëpërmjet lidhjeve të tij ka hapur disa shkolla joge për shkeljen e të drejtave të autorit.

Por, si indian, ai duhet të dijë që ideja e vetme për licencimin e njohjes zëvendëson një shkelje të madhe të traditës së jogës. Në gjuhën sanskrite joga do të thotë "mbledhje".

Njohja në Indinë antike mbrohej nga sistemi i kastës, jo nga ai juridik apo ekonomik. Termi "pronë intelektuale" ishte një oksimoron: intelekti nuk mund të ishte pronë e askujt. Një guru nuk e paguaje në para. Ai ushqehej me qumështin e lopëve të tij dhe martohej me vajzën e tij, më pas kur ishte futur mjaftueshëm në mendjen e tij, mund t‘ua transmetonte këtë të tjerëve. Ndoshta është për këtë arsye që indianët nuk ndihen të detyruar për të paguar për njohuritë. Kopjet pirate të librit tim shiten në rrugët e Bombeyt, me një të katërtën e çmimit zyrtar. Megjithatë kompanitë farmaceutike perëndimore fitojnë miliarda dollarë me mjekime, të cilat fillimisht janë zbuluar në vendet e zhvilluara si: ilaçet herbarishte, si curcuma, të njohura për efikasitetin e tyre kundër çdo lloj gjëje, nga diabeti te majasëlli. Qeveria indiane llogarit se në të gjithë botën çdo vit lëshohen rreth 2000 patenta për produkte të cilat bazohen mbi farmacinë indiane.

Ilaçet dhe "Hata Yoga" kanë të njëjtin kuptim: na ndihmojnë të bëjmë një jetë më të shëndetshme. I

ndia i ka dhënë botës jogën pa pagesë. Nuk është për t‘u mrekulluar se shumë presona në vend mendojnë që tani bota duhet t‘i kthejë favorin duke i bërë të përdorshme ilaçet që të zgjasin jetën, me çmim më të ulët, ose pak më shumë: u lejon kompanive indiane të prodhojnë ilaçe të ndryshme, jo të kushtueshme. "Padmasana", e njohur si pozicioni i zambakut të ujit, i përket të gjithë njerëzimit. I njëjti duhet të vlejë për të ardhmen e formulës "Gleevec", ilaçin kundër leucemisë. Në lojë janë përfshirë më shumë se paratë prodhuar nga shfrytëzimi tregtar, nga praktikat tradicionale. Është edhe kuptimi që sistemi komercial botëror është i padrejtë, se letrat janë të "trukuara" kundër vendeve në rrugën e zhvillimit. Nëse Organizata Botërore e Tregtisë dhe vendet e zhvilluara nuk mund t‘u krijojnë terren, i gjithë projekti i globalizimit është në rrezik. Nëse riprodhimi i ilaçeve perëndimore është ilegal, atëherë edhe joga duhet licencuar. Bëhet fjalë gjithmonë e më shumë për pirateri intelektuale, të përmbysur.


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama