Rruga e Kombit qytetaret do te paguajne 5 euro per nje kalim

Rruga e Kombit, qytetarët do të paguajnë 5 euro për një kalim

Qytetarët do të paguajnë 5 euro për të kaluar në rrugën Milot-Morinë. Lajmi u bë i ditur sot nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Pak ditë më parë, ministria njoftoi dhënien me koncesion 30 vjeçar të rrugës kompanisë turke "Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd".

Kompania do të duhet të ndërtojë një urë mbi lumin Drin, të ndërtojë segmente e pambaruara të rrugës, të pajisë rrugën me sinjalistikën e nevojshme dhe ta mirëmbajë atë për 30 vjet.

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me këtë koncesion apo se kur do të fillojë aplikimi i tarifës për kalimin në autostradën Durrës-Kukës-Morinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama