Rroshi kryebashkiak i Kavajes Krenar qe mbeti bastion i punes dhe zhvillimit

Rroshi kryebashkiak i Kavajes: Krenar qe mbeti bastion i punes dhe zhvillimit

Elvis Rroshi është rikonfirmuar për një mandat të dytë si kryebashkiak i Kavajës. Në përfundim tè procesit të numërimit të votave, Rroshi  ka fituar ndjeshëm ndaj kandidatit të djathtë Engjëll Cara me 7076 vota më shumë.

Nga 86 QV të numëruara, 16.540 të Kavajës shkuan për Rroshin dhe 9.464 për Carën.

Në një postim të faqen zyrtare të tij në Facebook, Rroshi ka falenderuar ata që e votuan dhe ata që si besuan votën, duke u shprehur se do tu shërbejë me të njëjtën devotshmëri të gjithë qytetarëve të tij.

“Kam nje falenderim per 9611 votuesit qe nuk me votuan dhe i’u bej me dije se do t’ju shërbej me të njëjtën devotshmëri. Dhe kam 17270 falenderime për gjithsecilin prej 17270 votuesve që vendosen së bashku të vazhdojmë rrugën për ta çuar Kavajën, Golemin, Synejin, Luzin dhe Helmasin në drejtimin e duhur. Krenar që sot Kavaja nuk është bastion i partive politike por bastion i punës dhe zhvillimit”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama