Rrezikshmeria e presioneve per censure ndaj Shqiperia.com

Rrezikshmeria e presioneve per censure ndaj Shqiperia.com

Sot mesuam se listes se gjate te mediave shqiptare qe pesojne çdo dite presione te ndryshme i eshte eshte shtuar edhe Shqiperia.com, nje prej faqeve shqiptare me te vizituara. Siç shkruante ne @armandBrahaj ne Twitter, presionin per censure tek lajme.shqiperia.com e marrim nga kronika e zeze ku dalin emra qe padashje kapen me droge, prostitucion etj.

Po aq publikisht, i kerkova Mandit qe te beje nje shkrim e te denoncoje keto presione pasi, pak rendesi ka se nuk vijne nga politika, ketu rrezikohet te krijohet nje precedent i rende. Askush nuk mund ti lejoje vetes qe ti kerkoje medias heqjen e nje lajmi. Nese nuk je dakort, mund ta pergenjeshtrosh lajmin ku gjendesh i perfshire e nje media serioze ka per detyre te publikoje te dyja anet e medaljes. Por nuk mund te pretendosh heqjen e tij!

Presioni ndaj mediave online ne Shqiperi eshte nje fenomen i ri pasi jane ende shume pak shqiptaret qe informohen ne Internet. Ndaj dhe ketyre mediave nuk u kushtohet shume vemendje. Per momentin jane me te rrezikshme per politikane e grupe te tjera interesi lajmet e publikuara ne Shekulli, Gazeta Shqiptare, News24, Top Channel apo Tv Klan.

Por kjo situate sdo te zgjase gjate: eshte e paevitueshme qe brenda pak viteve Interneti te hyje ne pjesen me te madhe te familjeve shqiptare dhe mediat online do te fitojne nje tjeter peshe ne influencimin e opinionit publik. Ndaj dhe eshte teper e rendesishme qe presioneve te tilla tu pritet rruga qe ne fillim duke i denoncuar publikisht.

Granit Doshlaku, pasi mesoi mbi presionet ndaj Shqiperia.com, komentonte ne Twitter: presion mbi media te shkruara kam pare edhe me heret por mbi ato virtuale eshte rasti i pare per te cilin degjoj. Fatkeqesisht nuk eshte rasti i pare. Nje episod te ngjashem e kam perjetuar vete kur punoja ne BalkanWeb.

Ishte viti 2002 dhe gazeta Shekulli kishte shkruar mbi nje skandal qe perfshinte nje minister te qeverise Nano. Ne BalkanWeb publikuam lajmin duke cituar gjithmone burimin, gje qe jo vetem ne ate kohe por ende sot shpesh gazetaret harrojne ta bejne. Nuk ekzistonte ende Top Channel online dhe BalkanWeb ishte gati i vetmi burim lajmesh ne shqip.

Brenda pak oresh mberrin ne redaksi nje telefonate nga zyra e shtypit e kryeministrit. Personi nga ana tjeter e telefonit me kerkonte te hiqja lajmin ne fjale pasi nuk eshte i vertete. U mundova ti shpjegoja qe BW nuk ishte faqja ne Internet e kryeministrise dhe se nese mendonin se lajmi nuk ishte i vertete mund te na dergonin nje komunikate pergenjeshtrimi. Do ta publikonin menjehere.

Jo vetem qe keshtu nuk beri por presioni arriti direkt tek editori i BW, i cili shkurt u pergjigj: Kur te terhiqen nga tregu te gjitha kopjet e Shekullit edhe ne do ta heqim lajmin. Jo vetem qe Shekulli nuk u terhoq nga tregu por asnje pergenjeshtrim nuk mberriti ne redaksi dhe lajmi mbeti aty ku ishte.

Problemi eshte se ne te ardhmen episode te tilla rrezikojne te jene gjithmone e me te shpeshta dhe jo te gjithe editoret kane guximin dhe pavaresine e nevojshme per tu pergjigjur si me siper.

Share/Bookmark

Artikuj te ngjashem:

  1. 3700 faqe online te bllokuara ne Turqi, perfshi YouTube
  2. Shqiperia vendi i enderrave per gazetat? Ndoshta i perrallave!
  3. Liria e shtypit: Europa ne renie, Shqiperia keq


Artikulli Origjinal

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama