“Gazetaria e keqe eshte pergjegjese per vdekjen e mijerave njerez ne konfliktet ne Irak dhe Afganistan”, mendon gazetari dhe regjizori John Pilger. Ne dokumentarin e tij te fundit, “The War You Don’t See”, permes intervistave me reporteret e kanalave me te medha televizive dhe komisareve te OKB-se, Pilger tregon sa shume eshte manipuluar informacioni nga ata qe u interesonin konfliktet per te shfrytezuar burimet natyrore dhe jo per te eksportuar demokracine.
Ne nje interviste per gazeten italiane Il Fatto Quotidiano pohon se 90% e te vdekurve ne Bagdad do te ishin evituar nese gazetaret do te kishin hetuar mbi mashtrime si armet e shkaterrimit masiv te Saddam Hussein dhe nuk do te kishin pranuar perkulur deklaratat e zedhenesve qeveritare.
Ish i derguar lufte ne Vietnam dhe Egjipt, Pilger ka hetuar ne kete dokumentar mbi mekanizmin qe beri mbi 700 gazetare embedded ne Irak te silleshin si populli qe i puth doren sulltanit: nga frika e humbjes se vendit te punes apo se mos konsideroheshin si anti-patriote, kane pranuar te vezhgojne vetem çfare qeverite, permes forcave te armatosura, lejonin qe te shikohej.
Numri i viktimave te pafajshme ka kaluar nga 10% ne Luften e Pare Boterore ne 70% ne Vietnam e ne 90% ne Irak. Viktima per te cilat, sipas Pilger, edhe gazetaria eshte pergjegjese pasi ka funksionuar si megafon i propagandes se qeverive duke e shperndare ate si te vertete.
Cfare frikeson me shume qeverite eshte denoncimi i abuzimeve dhe mashtrimeve. Ndaj dhe Pilger ka qene kohet e fundit edhe nje prej mbeshtetesve me te fuqishem te WikiLeaks. Kjo e fundit “i detyron pushtetet te jene pergjegjese per veprimet e veta, gje qe normalisht duhet ta beje gazetaria. WikiLeaks ofron informacionet qe dikur garantonte sherbimi publik. Sot mediat jane kthyer ne jehone e pushtetit ndaj dhe Assange ka kaq shume popullaritet. Eshte nje gazetar i mire objekt presionesh te forta dhe per kete duhet mbrojtur”.
Nuk ka artikuj te ngjashem!
Artikulli Origjinal