Rrefehet Monica Lewinsky per skandalin me Bill Clinton

Rrefehet Monica Lewinsky per skandalin me Bill Clinton

Kanë kaluar plot 15 vjet nga skandali seksual i Monica Lewinskyit me  ish – presidentin e SHBA, Bill Klinton. Monica ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë se përse kishte kaq kohë që nuk fliste për marrëdhënien e saj me ish-shefin, Klinton.

Në një letër të gjatë për revistën “Vanity Fair”, Monica Lewinsky ka treguar se heshtja disa vjeçare ka ndodhur për shkak të frikës dhe hedh  poshtë akuzat se heshtja e saj ishte blerë nga familja Klinton.

Monica sqaron se marrëdhënia me Bill Klinton ishte një histori e vërtetë dashurie, por  nuk përjashton faktin se ajo është ndjerë e shfrytëzuar nga Klinton. Lewinsky ka theksuar se ndjehet e poshtëruar nga mënyra se si rrodhën ngjarjet madje ka menduar disa herë vetëvrasjen gjatë gjithë këtyre viteve.

Por pse Monica vendosi të flasë pikërisht në këtë moment? Sipas saj, ka ardhur koha që të “varrosë” njëherë e mirë të kaluarën dhe të rimarë në dorë frenat e jetës.

Por arsyet e Monicës nuk kanë bindur të gjithë, pasi ajo akuzohet se u rishfaq në momentin kur Hillary Klinton pritet të zyrtarizojë kandidaturën për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë Hillary-it i ka dalë një tjetër pengesë në rrugën e saj drejt Shtëpisë së Bardhë.

Monica ka rikthesuar edhe njëherë se nuk ka qenë kurrë e interesuar për paratë e Bill Klintonit, as atëherë e as tani, pasi nuk mendon të bëjë gjëra që nuk i ndjen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama