Rozana Radi ne gjykate ndan me te motren pasurine

Rozana Radi në gjykatë, ndan me të motrën pasurinë

Pasuria, që prindërit u kanë lënë në trashëgim është ndarë mes dy motrave Radi. Është ky rezultati i vendimit, që Gjykata e Tiranës ka dhënë një javë më parë, në lidhje me pasurinë që këngëtarja Rozana Radi dhe motra e saj Andeta kanë trashëguar nga prindërit. Pas humbjes së nënës së tyre disa muaj më parë, motra më e madhe Andeta ka bërë në gjykatë një kërkesë për të parë dëshminë e trashëgimisë. Siç lexohet në vendimin nr. 5385 të gjykatës kjo dëshmi është lëshuar, duke përcaktuar si trashëgimtare të radhës së parë Andeta dhe Rozana Radin, të cilat përfitojnë përkatësisht gjysmën e pasurisë së lënë në trashëgim. Bëhet fjalë për pasuri të luajtshme e të paluajtshme, që fillimisht ka kaluar nga babai i këngëtares te nëna e saj dhe pas saj te dy motrat.

Nga sa mësojmë mes dy vajzave nuk ka pasur asnjë konflikt apo mosmarrëveshje lidhur me këtë çështje dhe gjithçka është ndarë në me mirëkuptim. Dhe jo vetëm kaq. Të dyja motrat kanë marrëdhënie shumë të mira, duke gjetur vazhdimisht mbështetje te njëra-tjetra, sidomos pas humbjes së prindërve. Momentalisht Rozana i është rikthyer sërish skenës pas zisë për humbjen e nënës dhe së shpejti ajo do të shfaqet edhe me një program të ri televiziv në ekranin e televizionit BBF. Është një ide e këngëtares, që gjithë miqtë e saj VIP, t’i ketë të ftuar si protagonistë në emisionin e saj, që do të jetë në një format krejt ndryshe nga emisionet e deritanishme. Të gjithë duhet të lenë mënjanë kostumet dhe veshjet klasike të skenës për të veshur rrobat e banjës e për t’u shndërruar në protagonistë të lojërave të Rozanës. Por për këtë duhet të presin edhe pak. Ndërkohë, duket se gjërat nuk po shkojnë shumë mirë në jetën private të këngëtares. Pas ndarjes nga i dashuri disa muaj më parë ajo vazhdon të jetë vetëm, ndonëse është shprehur se nuk e vuan këtë fakt.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama