Romana Vlahutin fshehu pasurine ne Kroaci

Romana Vlahutin fshehu pasurinë në Kroaci

Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin është hetuar në Kroaci për mosdeklarim të pasurisë, bën me dije TV Klan.

Në një raport të Komisionit për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit--institucioni kroat për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve--thuhet se, pas përfundimit të detyrës si këshilltare e presidentit kroat, Zonja Vlahutin nuk ka deklaruar pagën e saj, nuk ka treguar adresat pasurive të paluajtshme në emër të saj dhe nuk ka treguar emrin e kreditorit të një huaje që ajo ka marrë për strehim.

Pas hetimit të çështjes, komisioni ka arritur në përfundimin se Zonja Vlahutin ka shkelur ligjin kroat për deklarimin e pasurive. Megjithatë, duke qenë se ajo kishte një vit që nuk punonte më për qeverinë kroate, komisioni ka vendosur se marrja e masave ligjore kundër saj ka qenë e pamundur.

Romana Vlahutin shërbeu për pesë vjet si këshilltare për politikën e jashtme e Presidentit të Kroacisë Josipoviç, para se të emërohej në krye të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, me propozim dhe si pjesë e kontributit të Kroacisë në shërbimin diplomatik të BE-së.

Lajmi i mosdeklarimit të pasurisë nga ana e Zonjës Vlahutin vjen në një kohë kur ajo ka qenë mjaft aktive në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për hartimin dhe zbatimin e një reforme në sistemin shqiptar të drejtësisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama