Historia qe te keput shpirtin/ Biznesmeni ben me shtepi familjen Memetaj. Perlotet Arber Hajdari

Historia qe te keput shpirtin/ Biznesmeni ben me shtepi familjen Memetaj. Perlotet Arber Hajdari

Në një ditë feste siç është 28 Nëntori, shqiptarëve iu kërkua të vënë dorën në zemër dhe të ndihmojnë familjen Memetaj që jeton në një barakë me llamarina në fshatin Dishnicë të Korçës që zgjohen çdo ditë duke falënderuar zotin që i shpëtoi edhe një ditë tjetër nga ngrirja. “Njerëz në Fokus” dhe “Fundjavë Ndryshe” u bënë bashkë për t’i “shpëtuar” nga i ftohti dhe ngricat Avniun 36-vjeçar, vajzën e tij vetëm 2-vjeçe dhe bashkëshorten paraplegjike, disa muajsh shtatzënë. Thirrjes së sotme iu përgjigj një biznesmen me zemër të mirë.

Armando Pajtoni telefonoi në News 24 dhe u shpreh i gatshëm jo vetëm të paguajë 9 mln lekë për të blerë një banesë në Drenovë për familjen Memetaj, por edhe ta mobilojë atë. “Shtëpinë që nesër e blej unë”,- tha ai, duke rikthyer shpresën për familjen Memetaj, që e nesërmja do jetë një ditë më e mirë.

Lajmi për një shtëpi të re, nuk përloti vetëm Avni Memetajn, por edhe Arbër Hajdarin, themeluesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili beson se varfëria duhet të ketë një fund dhe të gjithë bashkë duhet ta sfidojmë me bamirësi.

“I dhashë llafin asaj familje. Bamirësia duhet të shikohet si zgjidhje, Tani ata do ja dalin”,- ishin këto fjalët e tij në fund të emisionit.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama