Për të rregjistruar një mjet kërkohet:
1.Aktin e përfitimit të pronësisë
2.Formalitetet doganore
3.Çertifikatën e përputhjes ose dokumentin e çregjistrimit të shtetit nga vjen mjeti
4. Çertifikatën e pronësisë
5.Lejen e qarkullimit provizore
6.Dokumentin e vendbanimit
Për të bërë ndryshimin e pronësisë të mjetit, kërkohet:
• Aktin e ndryshimit të pronësisë
• Lejen e qarkullimit
• Lejen e vendbanimit të ri
• Çertifikatën e pronësisë
• Dokumentin e identifikimit
D.P.SH.T.RR. prodhon vetë targat dhe pajis mjetin me targa:
• Kur bëhet regjistrimi i mjetit për herë të parë
• Kur ndryshon vendbanimi i pronarit të mjetit
• Kur humbet targa
• Kur dëmtohet targa
Rregjistrimi i automjeteve dhe ndryshimi i pronësisë
I Mjetet që futen për herë të parë në Shqipëri
Dokumentat që kërkohen:
1. Dokument hyrje (kufitare)
2. Dokumenti i fitimit të pronësisë me një nga format e mëposhtme:
a. Kontratë e fitimit të pronësisë.
b. Akti i trashëgimnisë për fitimin e pronësisë.
c. Tipi me anë të cilit është fituar pronësia
3. Dokumenti i origjinës së mjetit i lëshuar nga prodhuesi ose agjensia e shitjes e ngarkuar prej tij (origjinale).
4. Dokumenti i zhdoganimit të lëshuar nga autoritet shqiptar që nënkupton:
a. Deklaratë Doganore D.A.V. (Origjinal).
b. Urdhër Çlirimi (origjinal)
II Dokumentimi i nevojshëm për të rregjistruar mjete të reja të blera në vend:
1. Dokumenti sipas pikës I/2
2. Dokumenti i origjinës së mjetit lëshuar nga prodhuesi ose agjensia e shitjes e ngarkuar prej tij.
3. Dokumentat e zhdoganimit sipas pikës I/4 të këtij neni
III Dokumentacioni i nevojshëm për rregjistrimin e mjetit të përdorur blerë jashtë shtetit
1. Dokumenti i hyrjes kufitare
2. Dokumenti i origjinës së mjetit i lëshuar nga prodhuesi ose agjensia e shitjes e ngarkuar prej tij, ose dokumenti i shoqëruar prejardhës me treguesin teknik të mjetit në origjinal.
3. Dokumenti i fitimit pronësisë sipas I/2
4. Dokumenti i zhdoganimit sipas pikës I/4 të nenit 1.
IV Dokumentacioni i nevojshëm për rregjistrimin e mjetit të përdorur të blerë në vend:
1. Dokumenti i fitimit pronësisë sipas pikës ½ të këtij neni
2. Dokumenti i origjinës së mjetit sipas pikës III/2
3. Dokumenti i zhdoganimit të mjetit sipas pikës I/4
V. Ndryshimet e pronësisë
a) Kur automjeti kalon tek personi i ri me vendbanim në të njëjtin rreth kërkohen këto dokumenta:
1. Çertifikatë e pronësisë.
2. Leje qarkullimi .
3. Kontrata e shitblerjes.
4. Çertifikatë lindje me fotografi.
5. Vërtetim i vendbanimit.
Afati i kryerjes së shërbimit brenda ditës. Tarifa e shërbimit: Leja e qarkullimit 600 lekë. Vlefta 2% të kalimit të pronësisë.
VI Kur automjeti kalon nga një prefekturë në një tjetër, kërkohen po ato dokumenta të pikës a. Me ndryshimin se qytetari duhet të paraqitet vetë së bashku me makinën e tij, për të dorëzuar dokumentat:
- Leja qarkullimi provizore.
- Fletë çrregjistrimin e makinës
Afati i kryerjes së shërbimit, brenda ditës. Tarifa e shërbimit 600 lekë.
Nga: http://www.dpshtrr.gov.al/regjistrimi%20i%20mjeteve.htm