Reforma ne Drejtesi cfare kerkon PD? Exit Shpjegon

Reforma në Drejtësi: çfarë kërkon PD?  Exit Shpjegon

Hapi i parë i zbatimit të reformës në drejtësi është rivlerësimi i figurës së të gjithë gjyqtraëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve për të siguruar që ata janë të kualifikuar profesionalisht dhe kanë integritetin e nevojshëm për të garantuar drejtësi të pavarur dhe të ndershme.

Procesi i rivlerësimit, i njohur ndryshe si procesi i vetingut, do të hetojë pasuritë, lidhjen me persona të krimit dhe aftësitë profesionale të punonjësve të mësipërm. Të gjithë personat që nuk e kalojnë vlerësimin do të përjashtohen menjëherë nga sistemi.

Sikurse e kemi e kemi shpjeguar në detaje këtu, rivlerësimi do kryhet nga dy institucione të posaçme që do të krijohen për herë të parë: a) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të bëjë vlerësimin; dhe b) Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, i cili do të shërbejë si organ për shqyrtimin e ankesave të vendimeve të Komisionit. Në proces do përfshihen edhe dy Komisionerë Publikë të cilët do përfaqësojnë interesin publik.

Mosdakordësia kryesore mes shumicës dhe opozitës ka qenë pikërisht për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këtyre dy institucioneve dhe vlerësimin e figurës së këtyre anëtarëve, për të siguruar se ata që do vlerësojnë figurën e të tjerëve kanë vetë figurë të pastër.

Më poshte ne po shpjegojmë në mënyrë të përmbeldhur--duke lënë jashtë detajet jo thelbësore-- në rendtije kronologjike të gjitha propozimi e bëra nga palët për mënyrën e zgjedhjes dhe verifikimit të anëtarëve të mësipërm.

Propozimi i mësipërm nuk u pranua nga PD, e cila fillimisht kërkoi që përzgjedhja e kandidatëve të bëhej mbi bazën e kandidaturave të propozuara në lista të vecanta nga shumica dhe opozita, dhe pastaj Kuvendi të votonte veçantë për të zgjehdur një numër të paracaktuar anëtarësh nga secila listë. Ky është varianti i ashtuquajtur i vendeve të rezervuara.

Nën këmbënguljen e shumicës dhe të SHBA-ve dhe BE-së, PD hoqi dorë nga variant i mësipërm dhe pranoi në parim idenë e propozuar nga shumica, por ngriti dy kundërshtime kryesore: a) nuk ishte dakord që verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidimit ta bënte Avokati i Popullit, dhe b) nuk ishte dakord që vlerësimin e figurës së kandidatëve ta bëntë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), edhe pse ishte dakord që ONM ta mbikqyrte të gjithë procesin.

PD kundërpropozi një variant sipas të cilit:

Sikurse u theksua, propozimi i Zonjës Nuland kombinoi propozimet e mësipërme si më poshtë:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama