Refehet Ismet Haxhia E verteta e vrasjes se Azemit nuk ishte krim ordiner

Refehet Ismet Haxhia: E verteta e vrasjes se Azemit, nuk ishte krim ordiner

I dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia thotë në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” se ngjarja e 12 shtatorit 1998 është krim i rëndë politik dhe jo ordiner. “Kjo çështje nuk u hetua kurrë në thellësinë dhe gjerësinë e duhur, por veçse u gjykua mbi të dhënat fiktive të dorëzuara në ekipin e hetimit. Këto të dhëna i shërbenin mbulimit të autorëve të vërtetë të krimit”, thotë Haxhia për “GSH”.

Ai shprehet se vëllai i tij, Izeti ka dalë pa asnjë dyshkë në xhep nga e gjithë kjo histori, ndërsa për veprimet e Jaho Salihit thotë se: “Shefi (Jaho) me bëmat e tij, i veshur me uniformën e policisë, ia nxori bojën këtij dikasteri dhe strukturave që e kishin emëruar atë në detyrë”. Z. Haxhia, kanë kaluar shumë vite nga vrasja e Azem Hajdarit, janë zhvilluar shumë debate, kontestime ligjore e politike, çfarë mund të thoni ju pas gjithë këtyre që kanë ndodhur nga atëherë?


I.Haxhia: Kjo që thoni ju është më se e vërtetë, e cila ndodh shpesh, aq herë sa acarohet në kufij ekstremë politika, duke sjellë rikthimin e kësaj çështjeje. Sipas meje, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse godasin me forcë “topin” e përgjegjësive, i cili u kthehet mbrapsht, me po të njëjtën forcë, pa arritur t’a kalojnë në asnjërën nga portat e kundërshtarëve politikë. Vrasja e Azem Hajdarit është një vrasje e shëmtuar, tërësisht politike dhe paraqitja e kësaj vrasjeje si ordinere nga kjo ‘drejtësi’ që e kemi peshqesh po nga politika, është një krim i rëndë, që mbivendoset mbi këtë krim makabër, i cili i pastroi rrugën krimit politik të pandëshkuar. Unë, para 10 vjetëve, kam shkruar një libër, me anën e të cilit jam përpjekur të hedh sadopak dritë mbi shkaqet dhe rrethanat që çuan në vrasjen e deputetit demokrat, si dhe mbi faktin tronditës, që kjo çështje nuk u hetua kurrë në thellësinë dhe gjerësinë e duhur, por veçse u gjykua mbi të dhënat fiktive të dorëzuara në ekipin e hetimit. Këto të dhëna i shërbenin mbulimit të autorëve të vërtetë të krimit dhe përdorimin e tyre me qëllime të pastra politike. Këtë libër të titulluar “Kronikë e dhimbjes”, të cilin po e botoj me entin botues që i shkon më për shtat për nga natyra e librave të guximshëm që boton, ‘HELGA’s SECRETS’ nën drejtimin e të guximshmit Alfred Cako, libër i cili do dalë në treg këto ditë, nuk e kam botuar deri tani, për faktin se veç të tjerash, në libër zë vend të veçantë edhe forca gjyqësore e padrejtë që e pasoi këtë krim të rëndë politik. Të gjitha përgjegjësitë mbi faktet që sjell në këtë libër janë vetëm të mijat dhe jo të botuesit, i cili s’mban asnjë përgjegjësi për ato që unë shpalos në këtë libër.

Ju e konsideroni procesin një forcë gjyqësore të padrejtë; a nuk bie ndesh ky kontestim juaji, po të mendojmë se, edhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e rrëzoi kërkesën tuaj ankimore?


Çështja jonë u ankimua në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Nga fillimi i shqyrtimit të çështjes e deri në fund të janarit 1998, çështja u shqyrtua me seriozitet, kohë kur përfundon mandatin përfaqësuesi shqiptar i kësaj gjykate, Z.Kristaq Traja. Gjykata ishte në prag të marrjes së vendimit për këtë çështje dhe vendimi ishte në favorin tonë. Ky fakt m’u konfirmua nga një zonjë joshqiptare, me të cilën pata rastin të bisedoja nëpërmjet telefonit. Pas largimit të Z.Traja dhe vajtja atje e ish-kryetarit të K.K.R.T, Ledio Bianku, filluan edhe manipulimet që zgjatën për rreth gjashtë vjet. Bianku jep dorëheqjen me pretekstin se ai “ishte shprehur për këtë çështje”, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë, pasi ne nuk ishim ankuar ndonjëherë në Këshillin Kombëtar të Radiotelevizionit për çështjen tonë. Ndërkohë që në asnjërën nga gjykatat vendore ai nuk kishte qenë pjesë e trupave gjyqësore as e prokurorisë, madje as sekretar i tyre. Dorëheqja e tij bëhej me urdhër të tutorëve të tij nga Tirana, me qëllim zvarritjen e procesit, duke ndryshuar gjyqtarët që e kishin shqyrtuar çështjen dhe që vendimi i konceptuar binte ndesh me pritshmërinë e Qeverisë shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama