Raporti i OKB-se per ngrohjen globale Gjendja po perkeqesohet dhe faji eshte yni

Raporti i OKB-se per ngrohjen globale: Gjendja po perkeqesohet dhe faji eshte yni

Ditën e shtunë bota u errësua, pasi 7000 qytete, në 150 shtete, fikën dritat për Orën e Tokës. Lëvizja e cila është rritur shumë që prej fillimit të saj në vitin 2007, paraqet një ndërgjegje globale në rritje lidhur me ndryshimn klimatik, megjithëse situata po duket më keq se kurrë dhe ka gjasa që të përkeqësohet.

Dita e shtunë ka konfirmuar konkluzionin e takimit të Panelit Ndërqeveritar të OKB mbi Ndryshimin Klimatik, që u mbajt në Yokohama, Japoni. Raporti i vlerësimit nga paneli me 195 anëtarë, me 243 autorë kryesorë, nga 70 vende, po ashtu edhe dhjetëra mijëra komente ekspertësh, u prezantua ditën e diel, duke krijuar një panoramë të zymtë të ndryshimit klimatik në mjedis.

 

Të dhënat kryesore të raportit

Sipas raportit, shkaku kryesor i shqetësimit është emetimi i dioksidit të karbonit (CO2) dhe gazeve të tjera të dëmshme nga shpyllëzimi dhe konsumimi i lëndës djegëse. Ndryshimi klimatik i shkaktuar nga njeriu ka potencialin që të shkatërrojë ofertën ushqimore dhe të çojë në pasiguri të mëtejshme rreth ushqimit dhe në konflikte. Prodhimi i miellit tashmë është ndikuar, përmes rritjes së temperaturave dhe valëve të të nxehtit. Sugjerohet se prodhimi i miellit mund të ulet me 2% çdo dekadë, për shkak se mielli është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe se rritet në të gjithë botën, nga Pakistani në Rusi deri në Kanada.

Rritjet e temperaturës me 7.2 gradë Fahrenheit ose më tepër sesa nivelet e fundit të shekullit të 20-të, të kombinuara me rritjen e kërkesës ushqimore, mund të përbëjnë rreziqe të mëdha për sigurinë e ushqimit në rang botëror dhe rajonal.

Në skenarin më të mirë, temperatura globale do të rritet me 1.6 gradë Celcius, ndërsa në rastin më të keq, do të rritet me 3.7 gradë Celcius (6.6 Fahrenheit). Pjesët më të prekura të planetit pritet të goditen më fort, duke përkeqësuar problemet ekzistuese si ndotja e ajrit, erozioni në zonat e ulëta bregdetare dhe përdorimin e ujit në Afrikën nën-sahariane. Këto do të çojnë në migrime, konflikte dhe çështje sigurie – të lidhura me ndryshimin klimatik. Paneli paralajmëroi se problemet e shkaktuara nga ndotja globale mund të rriten në mënyrë të vazhdueshme, nëse emetimet e gazeve të dëmshme nuk vihen nën kontroll.

Chris Field, një shkencëtar në Institutin Carnegie tha: “Ne nuk jemi në një periudhë ku ndryshimi klimatik është një lloj hipoteze për të ardhmen. Nuk ka dyshim se ne jetojmë në një botë që tashmë është transformuar nga ndryshimi klimatik.”

Po ashtu, raporti konfirmoi me 95% siguri se njerëzit kanë qenë “shkaku kryesor i ngrohjes së dëshmuar që në mesin e shekullit të 20-të.”

Rekomandimet përfshinin ndërprerjen e emetimeve të karbonit, duke përdorur metoda më efektive të ujitjes dhe duke zbatuar metoda për parandalimin e përmbytjeve.

Raporti është mirëpritur në Uashington. Pavarësisht kundërshtimeve nga konservatorët, presidenti Barack Obama po përpiqet të përdorë fuqinë e tij ekzekutive për të vendosur kufizime të reja të rëndësishme ndaj emetimeve të gazeve të dëmshme në vend.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama