Rama i pergjigjet Bashes Po ve kushte qe nuk te takojne

Rama i përgjigjet Bashës: Po vë kushte që nuk të takojnë

Kryeministri Rama reagoi menjëherë pas akuzave të kreut të PD-së Basha se po tenton të prishë negociatat e arritura deri më tani nga takimi Rama-Meta-Basha.

Kreymistri akuzoi kreun e PD-së Lulzim Basha se po kërkon të negociojë kushte që për SHBA-në e BE-në janë të pakapërcyershme.

Zoti Rama tha se gjatë bisedimeve të ditës së fundit ka patur progres, por kërkesa e PD-së për të hequr nga projekti kushtetues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe për të ndryshuar kornizën e veprimtarisë së tij është e panegociueshme.

Kryeministri u shpreh se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votojë në bllok për miratimin e reformës në drejtësi më 21 korrik dhe i kërkoi dhe deputetëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama