Rama hedh poshte propozimin e PD-se

Rama hedh poshtë propozimin e PD-së

Kryeministri Edi Rama nuk e pranoi propozimin e ri të PD-së për zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias për reformën.

"Propozim anashkalon krejtësisht mekanizmin e monitoruesve ndërkombëtarë që për ne është kyç në procesin e skanimit." - tha Kryeministri Rama në një postim në Facebook.

Ai shtoi se Partinë Demokratike nuk e lë frika t'i bashkohet shumicës, BE-së dhe SHBA-ve, për të miratuar reformën.

"Një frikë e madhe nuk e lë Partinë Demokratike të bashkohet me shumicën e me aleatët strategjikë të Shqipërisë, për të votuar reformën."- u shpreh Kryeministri.

Artikull i lidhur:

PD - Propozim i ri për zbatimin e nenit 88 të Komisionit të Venecias


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama