Rama S&P ka vleresuar reformat e qeverise dhe ka afirmuar pozicionin e Shqiperise

rama-ne-kuvend112-276x20023-276x20021TIRANË, 22 Tetor/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama deklaori sot në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend se agjencia "Standard & Poors" ka afirmuar pozicionin e Shqipërisë, duke konsoliduar atë arritje që i takon kësaj qeverie lidhur me këtë pozicion.

Gjithashtu duke cituar raportin e "Standard & Poors", Kryeministri Rama u shpreh se agjencia ka paralajmëruar në raportin e vet më të fundit se, nëse pasqyra pozitive e sotme e Shqipërisë do të plotësohet me vazhdimësinë në raport me angazhimet e marra, atëhere janë krijuar kushtet që "Standard & Poors" ta rrisë raitingun e Shqipërisë 6 muajt e ardhshëm".

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës Rama veçoi se, "ajo çfarë kjo kompani thekson në kundërshtim të plotë me ato që thoni ju pa u lodhur dhe pa marrë frymë, për të reflektuar nga shkëputja juaj e plotë nga realiteti, thotë se qevera është duke forcuar institucionet fiskale dhe menaxhimin e financimit të sektorit publik në këtë periudhë. Reformat që kanë adresuar sistemet e pensioneve, qeverisjen vendore, administrimin fiskal dhe sektorin e energjisë kanë sjellë rezultate të qënësishme, ku veçohen përpjekjet posaçërisht në sektorin e energjisë si posacërisht të suksesshme".

Kryeministri Rama krahasoi dhe dy raportet e Bankës Botërore të vitit 2012 dhe vitit 2015. "Raporti i vitit 2012 i Bankës Botërore, thotë se nga viti 2008 në viti 2012, pati rritje konstante të varfërisë të përfshirë dhe varfërisë të tejskajshme. Kjo është një nga meritat e panjohura për ju", tha Rama.

Ndërkohë, vijoi Kryeministri, "referuar kapitullit për Shqipërinë, BB nënvizon se ekonomia shqiptare vazhdoi të rritet në vitin 2015 e mbështetur kryesisht në investimet private dhe eksportet neto. Raporti nënvizon, hapin e rëndësishëm të bërë në uljen e kredive të këqija. E late këtë vend në 25% kredi të këqija, sot jemi tek niveli 20%. Treguesit e tregut të punës kanë ardhur në përmirësim gjatë 2015. Punësimi u rrit me 10.6% me terma vjetorë. Nuk e thotë as PS as LSI, por Banka Botërore. Rritja ekonomike parashikohet 2.7% në vitin 2015. Ju e latë Shqipërinë me 0, asgjë. Jemi sot në një trend rritje ekonomike të qëndrueshme dhe pse nuk është një rritje ekonomike që na bën të lumtur, apo për të na kuturisur si ju që u thatë shqiptarëve, ja ku e keni lumturinë. Nga ana tjetër konsumi privat është rritur".

"Referuar Shqipërisë, Banka Botërore thotë: "Ekonomia shqiptare vazhdoi të rritet në 2015, e mbështetur nga investimet private dhe eksportet neto. Raporti thotë se, investimet private do të vazhdojnë të jenë kontribues kryesore në prodhimin e brendshëm kombëtar. Raporti thotë se defiçiti tregtar u shkurtua falë rritjes së eksporteve dhe rënies së importeve", tha Rama.

Sipas tij, ky është fillimi i ndryshimit përmbajtësor të modelit ekonomik. "Po kalojmë nga një model ekonomik i shterruar si ai i juaji në një model që ofron zhvillim dhe punësim real", shtoi kreu i qeverisë.

"Jeni një parti pa lidership, pa program dhe ju ka mbetur ora aty kur shqiptarët ju hodhën nga karrigia", u tha Rama deputetëve të opozitës.

Kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me aferën e CEZ. "Kujt i kërkoni llogari ju, që nga 2007 në gusht 2013 e zhytët kompaninë në 1 miliard borxhe? Kujt i kërkoni llogari ju që ju thatë shqiptarëve: të vjedhësh energjinë është e drejtë njerëzore? Që kjo është një aferë e madhe, është. Por ju nuk jeni në pozicionin për të akuzuar askënd dhe unë shpresoj të jeni në bankën e të akuzuarve për atë që i ndodhi sektorit energjitik gjatë qeverisjes tuaj, duke filluar nga privatizimi e deri tek pazaret e ngritura, ato të prishura dhe përzënia me policë e pronarëve të ligjshëm të kompanisë", theksoi Rama.

"Marrëveshja me CEZ ishte një shpëtim në planin financiar, ekonomik dhe politik të Shqipërisë. Përfaqësuesi i Sekretariatit të Energjisë e tha qartë, se Shqipëria do të ishte një simbol turpi nëse nuk do ta bëntë këtë marrëveshje", shtoi Rama.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama