RI-KUJTIM ne Galerine Harmoni

'RI-KUJTIM' ne Galerine Harmoni
Vazhdon të jet e hapur ekspozita "Ri-kujtim" deri në datën 26 shkurt, ora 19:00, në Galerinë Harmoni. Ekspozitë-exhibition. Marrin pjesë 11 artistë të rinj, të cilët sjellin rreth 20 piktura të pa ekspozuara më parë për publikun. Ekspozita është vazhdë e një cikli aktivitetesh të artit bashkëkohor. Artistët: Arlind Hasaj , Bledar Bitri, Eriet Muçollari, Erinda Kazazi, Ernard Dyli, Fabiola Zoto, Hysen Vogli, Lindar Muça, Ledion Xhaferri, Matilda Odobashi, Pranvera Nuredini. Kurator: Ardian Isufi & Genc Përmeti. Ekspozita sjell për publikun konceptin e rikujtimit, një metaforë të vazhdimësisë së artit, me idenë e një simbolike mbi një kujtim të mirë, i cili vazhdon dhe duhet të jetë edhe më i qëndrueshëm tek artistët e rinj, por jo vetëm tek ata. Paralelisht me këtë ekspozitë trajtohet dhe një bisedë mbi një libër shumë të njohur "Kryevepra e panjohur" e Balzak, përkthyer nga shkrimtari Krenar Zejno.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama