Qytetet me te mencura amerikane

Qytetet me te mençura amerikane

Revista "Forbes" ka përgatitur një listë me qytetet amerikane që qëndojnë në majë të listës përsa i përket nivelit të arsimimit të popullsisë së tyre. Në pjesën më të madhe, bëhet fjalë për qytete ku janë të përqendruara disa universitete. P.sh., në zonën metropolitane Boston-Kembrixh-Njuton, 44.8% të banorëve kanë diplomë "Bachelor", apo më të lartë. Kjo ka bërë që Boston të gjendet në vendin e parë të kësaj liste, si qyteti me numrin më të madh të personave të arsimuar në SHBA.

Lista e pesë qyteteve më të arsimuara amerikane

1: Boston-Kembrixh-Njuton, Masaçusets, Nju Hemshajër

Përqindja e popullsisë që kanë diplomë fakulteti, të dhënat nga viti 2013: 44.8%.

Rritja në raport me popullatën e përgjithshme, nga viti 2000: 7.8%.

Rritja në raport me personat me diplomë fakulteti, nga viti 2000: 32.2%.

2: Pitsburgh, Pensilvania

Përqindja e popullsisë që kanë diplomë fakulteti, të dhënat nga viti 2013: 32.2%.

Rritja në raport me popullatën e përgjithshme, nga viti 2000: 8.8 %.

Rritja në raport me personat me diplomë fakulteti, nga viti 2000: 37.3%.

3: San Hose-Sanival-Santa Klara, Kalifornia

Përqindja e popullsisë që kanë diplomë fakulteti, të dhënat nga viti 2013: 46.7%.

Rritja në raport me popullatën e përgjithshme, nga viti 2000: 6.8 %.

Rritja në raport me personat me diplomë fakulteti, nga viti 2000: 32.9%.

4: Grand Rapids-Uajoming, Miçigan

Përqindja e popullsisë që kanë diplomë fakulteti, të dhënat nga viti 2013: 30.6%.

Rritja në raport me popullatën e përgjithshme, nga viti 2000: 7.9 %.

Rritja në raport me personat me diplomë fakulteti, nga viti 2000: 92.7%.

5: Uashington-Arlington-Aleksandria, Distrikti Kolumbia, Virxhinia, Merilend, Virxhinia Perëndimore

Përqindja e popullsisë që kanë diplomë fakulteti, të dhënat nga viti 2013: 48.7%.

Rritja në raport me popullatën e përgjithshme, nga viti 2000: 6.2 %.

Rritja në raport me personat me diplomë fakulteti, nga viti 2000: 44.9%.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama