Qosja Rama perpjekje historike per te modernizuar Shqiperine

Qosja: Rama, perpjekje historike per te modernizuar Shqiperine

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja, shprehet se qeveria e Ramës po përpiqet të modernizojë Shqipërinë. Gjatë një interviste në “Klan Kosova”, akademiku kosovar u shpreh se rezistenca ndaj qeverisë “Rama” është rezistencë që ka për qëllim pengimin e reformave.

“Mendoj që Edi Rama po bën përpjekje ta institucionalizojë politikën shqiptare. Kryeministri Rama po mundohet ta bëjë Shqipërinë moderne, ta rikrijojë atë. Qytetarët e Shqipërisë një pjesë e madhe nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua siguron energjinë, por duhet edhe të paguhet, ky është shteti”.

“Edi Rama, me këtë përpjekjen e tij, unë e quaj historike, për ta bërë Shqipërinë moderne. Rezistenca kundër tij është rezistencë për ta penguar reformën, specifikisht atë në drejtësi”, është shprehur Qosja.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama