Qeveria rilindase Karvani i Marijuanes

Qeveria rilindase: Karvani i Marijuanës

Tashmë e gjithë Shqipëria është e mbjellë me marijuanë, nën kujdesin dhe mbrojtjen e drejpërdrejtë të qeverisë. Këtë e konfirmojnë në mënyrë të përsëritur raportime nga shërbimet policore të vendeve të Bashkimit Europian, tregjet e të cilave po përmbyten nga ky produkt i qeverisë shqiptare.

Djegjet që serviren herë pas here në edicione lajmesh janë kurbani televiziv propagandistik ose eliminimi i konkurrencës të ndokujt që ka guxuar të ketë prodhim të strukturuar, jo të rastësisëhm apo personal--pra, jashtë skemës kombëtare qeveritare për prodhimin, përpunimin dhe trafikimin e marijuanës.

Një pjesë e transportit të marijuanës drejt tregjeve europiane kryhet me avionë të vegjël, nën mbrojtjen e policisë dhe ushtrisë së një vendi anëtar të NATO-s--këto forca që paguhen me paratë e pastra të shqiptarëve nga taksat e rritura, janë sot qorrazi në shërbim të oligarkisë që ka zaptuar Shqipërinë në formën "demokratike" të qeverisë së "rilindjes socialiste".

Fitimet nga aktivitet i paligjshëm qeveritar futen në xhepat e pak njerëzve; xhepa "off shore", nga ku pritet të dalin për të financuar vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2017, si domosdoshmëti për të mbajtur në këmbë këtë skemë kriminale. Prova e parë do të jetë, së afërmi, me zgjedhjet lokale në Dibër.

Paratë nga aktivitetet e paligjshme dhe vjedhja e fondeve publike--edhe këto të fundit sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit arrijnë në miliarda euro--do të përdoren nga qeveria e sotme për të garantuar vazhdimin e pushtetit të saj politik, përmes grabitjes dhe manipulimit të votës së shqiptarëve.

Kjo është arsyeja pse nevojitet një qeveri teknike për të kryer proçesin e zgjedhjeve: me këtë qeveri të kontrolluar nga interesa kriminale nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Pa garantuar me çdo formë dhe mënyrë këtë proçes, reformat e dekriminalizmit dhe ajo në drejtësi do të shndërrohen në një farsë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo pak Demokraci e menaxhuar që kemi në Shqipëri është sot seriozisht e rrezikuar. E rrezikuar nga Qeveria.

Ndaj kjo qeveri narkotrafikante, duhet shkulur nga rrënjët, njësoj siç shkulen bimët e kanabisit të paligjshëm.

Dhe i duhet "vënë flaka" njëherë e mirë, kësaj "qeverie rilindase", e cila mu në mes të Europës u kthye në Karvanin e Marijuanës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama